Nuk dini çfarë të vishni në takimin e parë?! Ja 5 sugjerimet perfekte

  • E.K /
  • 05 June 2023 - 09:16
Nuk dini çfarë të vishni në takimin e parë?! Ja 5 sugjerimet perfekte

Së shpejti do të keni një takim me djalin që pëlqeni, dhe nuk dini si të visheni?! Pesë veshjet e mëposhtme me siguri do t’ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj për t’i fituar atij zemrën.

Fustan i zi

E zeza mbetet gjithnjë në modë, e sigurisht kur bëhet fjalë për veshjen në takimin tuaj të parë. Një fustan i zi, i shkurtër dhe joshës padiskutim do e pëlqejë djali në fjalë. Ju do të dukeni tepër tërheqëse dhe ai nuk do t’jua ndajë sytë.

Taka të larta

Çdo femër duket më tërheqëse kur mban veshur taka të larta. Ju do të dukeni më e gjatë dhe e bukur, dhe me siguri djali me të cilin keni dalë takim, do të tregojë pëlqim të theksuar për ju. Takat e larta do të nxjerrin në pah delikatesën dhe finesën tuaj.

Diçka të kuqe

Ngjyra e kuqe është joshëse dhe ngjall interes te personi përballë jush. Ajo është ngjyra e dashurisë, ndaj është perfektja për t’u veshur në një takim me djalin që pëlqeni. Ndaj, herën e ardhshme që do të dilni, merreni në konsideratë veshjen e një bluze të hapur të kuqe, një fustani apo edhe një pallto.

Zbuloni supet

Supet janë një nga pjesët më tërheqëse në trupin tuaj. Meshkujt i pëlqejnë së tepërmi supet e zbuluara, ndaj mos nguroni të vishni një veshje të tillë në takimin e parë. Një bluzë apo një fustan me supe të zbuluara, do të ishte sugjerimi perfekt.

Zbuloni kurrizin

Veç supeve, duhet ta dini që edhe kurrizi është një nga pjesët më tërheqëse për një mashkull. Mos nguroni të vishni një bluzë me kurriz jashtë, apo një fustan me të njejtin detaj, pasi me siguri ai do ta vërë re. Më saktë, ai nuk do t’jua ndajë sytë!

(Kosova Sot Online)