![Këto shenja do të jenë më me fat në gusht](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57721722036531.webp)
Femra kujdes: Ngjyrat për flokë përmbajnë kemikate të rrezikshme, që shkaktojnë kancerin
![Femra kujdes: Ngjyrat për flokë përmbajnë kemikate të rrezikshme, që shkaktojnë kancerin](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/03/auto_e1e29a90c02f7d0a6de31499333bc1e31688397956.jpg)
Fabrika nga Lidsi në Britani të Madhe, "Green Chemicals", ka bërë një hulumtim dhe thekson se ngjyrat për flokë përmbajnë kemikate, që mund të reagojnë në kontakt me tymin e cigares dhe të jenë shkaktarë të kancerit. Substancat kimike gjenden në të gjitha ngjyrat, depërtojnë në lëkurë, me muaj e me vite.
Në kombinim me tymin e cigares dhe avujt e tjerë nga ajri shndërrohen në "N-nitrozamina" të rrezikshme, që njihet se shkaktojnë kancerin dhe janë të ndaluar në kozmetikë. Profesori David Lewis, një nga autorët e studimit, thekson se 'nuk është i sigurt për sasinë e N-nitrozaminë-s që formohet", por se ekziston rreziku potencial. Nga "Green Chemicals", planifikojnë që në treg të dalin me prodhime "ultra të sigurta", që nuk kanë mundësinë e reaksionit kimik. Në vitin 2010, Komisioni Evropian ka ndaluar 22 llojeve të ngjyrave për flokë, si pasojë e rrezikut të pranishëm për kancer në fshikëzën e urinës.
(Kosova Sot Online)