Romantikë të pashpresë: Këto 3 shenja planifikojnë dasmën që në takimin e parë

  • S.A /
  • 05 August 2023 - 10:35
Romantikë të pashpresë: Këto 3 shenja planifikojnë dasmën që në takimin e parë

 

Në një botë plot me Ujorë dhe Bricjapë racionalë, ka disa shenja që qajnë me filmat dhe librat romantikë, shohin video me çifte të moshës së tretë dhe mbushin sytë me lot, sepse këto video tregojnë se dashuria ekziston dhe po, në shumë raste, kur e pëlqejnë dikë që në takim të parë, në mendje kanë zgjedhur unazën e martesës dhe mënyrën e propozimit.
 
Për cilat shenja po flasim saktësisht?
 
Gaforrja

Kaq romantike, e butë, e brishtë (manipulative), Gaforrja e ka të vështirë të mos derdhë lot kur haset me një moment romantik. Kjo shenjë do të krijojë kujtimet më të bukura me personin e zemrës, të cilin/ën në shumë raste edhe e idealizon.
 
Gaforret janë njisha për të mbajtur mend përvjetoret dhe për të bërë dhurata domethënëse dhe shumë të çmuara.
 
Peshorja

Mos u gënje nga fakti që Peshorja flirton krejt natyrshëm, pasi është një shenjë super romantike. Kur bie në dashuri, jo vetëm që mendon se do martohet me personin fatlum, por vizualizon dasmën, shtëpinë ku jetojnë me vogëlushët që rendin nëpër këmbë dhe të gjithë përditshmërinë deri në moshën 100 vjeç.
 
Peshqit

Po pra, s’është aspak çudi që Peshqit janë në këtë listë. Imagjinata e tyre i çon gjithnjë në viset e dashurisë, ku Peshqit përkulen ëmbël bashkë me personin që u ka marrë zemrën. Megjithatë, kjo shenjë e ka paksa të vështirë të qëndrojë me këmbë në tokë dhe krijon shpresa dhe pritshmëri jo shumë realiste. Nejse, sipas imagjinatës së Peshqve, dasma do të dalë yll, ndaj janë në rregull me veten.

(Kosova sot Online )