Ja shenjat që shkojnë perfekt me Luanin

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 15:15
Ja shenjat që shkojnë perfekt me Luanin

Një Luan di si të tërheqë vëmendjen dhe ta bëjë jetën tënde më të bukur. Luani është, le të themi, V.I.P-i i horoskopit dhe megjithëse të gjithë duan të kenë një marrëdhënie të mirë me të, sërish jo të gjithë e kanë fatin e madh.
 
Shenjat që shkojnë perfekt me Luanin:
 
Dashi

Dashi është një shenjë unike, që ka shpirtin e zjarrtë të pasionit, kreativitet dhe gjen kudo të bukurën. Dashi kombinohet kaq bukur me Luanin sepse të dyja shenjat motivohen për të qenë versioni më i mirë i vetes. Si Dashi, ashtu edhe Luani janë shenja romantike, pasionante dhe lidhja mes tyre s’është asnjëherë e mërzitshme.


 
Binjakët

Luani ka një kimi shumë të bukur me binjakët, sepse të dyja shenjat duan që gjithë dritat dhe sytë të jenë mbi to. Së bashku, janë përkufizimi i #poëercouple.
 
Virgjëresha

Kjo shenjë i sjell Luanit një dozë të shëndetshme realiteti dhe në njëfarë mënyre, e ul gjithnjë me këmbë në tokë. Virgjëresha i rikujton Luanit përgjegjësitë, gjithashtu e ndihmon edhe që të vendosë gjithçka në vendin e duhur.

Luani

Si një shenjë me vetëbesim të lartë dhe ndjesinë e supermacisë, s’është aspak surprizë që dy Luanë të jenë çifti perfekt. Ata i vlerësojnë dëshirat e njëri-tjetrit dhe krijojnë një lidhje surprizuese romantike dhe emocionale.
 
Peshorja

Si një shenjë flirtuese dhe speciale, Peshorja e lejon Luanin të jetë 100% vetvetja dhe madje, edhe të udhëheqë. Të dyja shenjat kanë një dëshirë të madhe për dashuri, vëmendje dhe duan të ndihen të përmbushura, ndaj shkojnë kaq mirë me njëra-tjetrën.

Cilat shenja nuk kanë një marrëdhënie të mirë me Luanin?
 
Shenjat si Demi dhe Akrepi s’kanë një raport të mirë me Luanin, sepse janë tejet kokëfortë dhe e gjitha kjo e lodh Luanin që është më i prirur të bëjë qejf dhe të mos i marrë gjërat kaq seriozisht.
 
Një tjetër shenjë që s’e ka fatin të shkojë mirë me Luanin është edhe Gaforrja, e cila është jo vetëm shumë e ndjeshme për Luanin, por do edhe të kalojë shumë kohë në shtëpi, larg vëmendjes. Togfjalëshi ‘larg vëmendjes’ është ‘flamur i kuq’ për një Luan.
 
Pra, shkurt e qartë, këto 3 shenja s’e kuptojnë se ç’do të thotë të jesh një yll!

(Kosova Sot Online)