Si ndodh bashkëbisedimi pa fjalë mes nënës dhe foshnjës?

  • E.K /
  • 14 February 2024 - 08:39
Si ndodh bashkëbisedimi pa fjalë mes nënës dhe foshnjës?

Fransua Dolto (një psikanaliste franceze shumë e njohur në shekullin e kaluar) që në vitin 1956 ka demostruar bashkëbisedim emocional apo bashkëbisedim pa fjalë, ndërmjet nënës dhe fëmijës. Ajo insistonte se ka gjuhë edhe pa fjale. Për Dolton ka gjuhe edhe nëpërmjet gjesteve, tingujve, mimikës dhe shikimit.

Që atëherë që u shpreh ajo, pati debate pro dhe kundra. Për shkak të këtyre debateve shkencore u iniciua një studim për të njohur e studiuar këtë komunikim emocional pa fjalë ndërmjet nënës dhe fëmijës.

Studimi u bazua në analizën akustike të detajuar të të shprehurit vokal spontan. Kështu për shembull u konstatua se një proto- bashkëbisedim me një foshnje 6 javëshe zhvillohet më shumë sipas një kohe muzikore “adaxhio e qetë”. Studimi i muzikalitetit ndërmjet foshnjës dhe nënës është avancuar dhe tashmë është një shkencë më vete që studion zërin dhe influencën e tij në marrëdhënien nënë – fëmijë . Marre nga libri “Me zërin e Sirenës” të psikanalistes franceze Marie- Christin Laznik përshtatur në shqip.

(Kosova Sot Online)