A e dini cilat shenja të horoskopit përputheni më shumë në çift?

  • A.P /
  • 20 March 2024 - 14:37
A e dini cilat shenja të horoskopit përputheni më shumë në çift?

Për fat të mirë apo të keq, jo të gjitha shenjat e zodiakut përputhen me njëra-tjetrën në çështjet e marrëdhënieve romantike.

Prandaj sot kemi përgatitur një listë në të cilën do të shihni se me cilat 3 shenja të horoskopit mund të krijoni një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme.

Dashi

Dashi është një shenjë shumë dinamike dhe përshtatet shumë mirë me Luanin, Shigjetarin  dhe Binjakët. 

 

Demi

Demi është një person shumë praktik dhe me këmbë në tokë dhe  përshtatet  me Bricjapët, Virgjëreshën dhe Peshqit.

Binjakët

Binjakët i kushtojnë shumë rëndësi të kenë pranë një partner që i bën të lumtur. Kështu që përshtaten në mënyrë të përkryer me Peshoren, Ujorin dhe Dashin.

Gaforrja

Gaforrja është tradicionale në marrëdhëniet dashurore.  Përputhet me Bricjapët, Virgjëreshat dhe Demin.

Luani

Luani është një shenjë që dëshiron të shprehë ndjenjat e tij. Dëgjuesit idealë për të janë Peshorja, Peshqit dhe Dashi.

Virgjëresha

Virgjëresha e ka pak të vështirë të gjejë shpirtin binjak. Megjithatë përshtatet në mënyrë të përkryer me Demin, Bricjapin dhe Gaforren.

Peshorja

Peshorja është një shenjë shumë sociale. Partner idealë  për Peshoren  janë Ujori, Binjakët dhe Luani.

Akrepi

Akrepit të pasionuar i duhet patjetër në jetë një Akrep, Gaforre apo Peshk.

Shigjetari

Shigjetari është gjithmonë në kërkim të partnerit të përsosur dhe përputhen me Binjakët, Dashin dhe Shigjetarin.

Bricjapi

Bricjapi është një shenjë shumë e përgjegjshme dhe dëshiron të gjejë një partner që i përshtatet filozofisë së tij. Demi, Virgjëresha dhe Gaforrja i përshtaten shumë.

Ujori

Ujori ka gjithmonë nevojë për pavarësinë e tij dhe do ta gjejë vetëm nëse është në një lidhje me Binjakët, Dashin apo Peshoren.

Peshqit

Peshqit janë shumë të ndjeshëm dhe janë në kërkim të një partneri që do të kuptojë ndjeshmëritë e tyre. Ata përputhen me  Gaforren,  Virgjëreshën ose Akrepin.

(Kosova Sot Online)