Dy shenjat e horoskopit që nuk do të bien dakord për asgjë, sot

  • G.G /
  • 03 April 2024 - 11:33
Dy shenjat e horoskopit që nuk do të bien dakord për asgjë, sot

Hëna do të jetë ende në Bricjap sot, deri në mesditë, vetëm se gjërat nuk do të jenë aq të qeta si ditët e tjera, pasi do të ndodhë simbioza me Venusin dhe Neptunin tek Peshqit, katrorin e saj me Mërkurin në Dash, i cili është gjithashtu retrogradë nga sot, i referohet moskuptimit dhe konfuzionit.

Mund të themi edhe gjëra që disa njerëz do t’i keqkuptojnë, ndërkohë që edhe të flasim për mënyrën se si ndihemi mund të krijojmë shumë diskutime dhe tensione të kota dhe në fund të lihemi me ndjenjën se nuk ka mirëkuptim.

Dy shenjat të cilat rrezikojnë të keqkuptohen dhe në përgjithësi të përjetojnë “ti po thua një gjë, veshët e mi dëgjojnë një tjetër”, janë Bricjapët dhe Dashi , të cilët do të revoltohen me të gjitha problemet që mund të krijohen në marrëdhëniet e tyre ose në punën e tyre nga një bisedë e tyre, e cila do të keqkuptohet, pasi Hëna godet respektivisht shtëpitë e tyre të 1-rë dhe të 10-të .

Është e arsyeshme që ata do të pyesin, në një moment, nëse ia vlen të hapin gojën dhe të shkaktojnë trazira, kështu që ata kanë më shumë gjasa t’i lënë gjërat ashtu siç janë.

(Kosova Sot Online)