Peptidet e bakrit “fshijnë” rrudhat dhe zgjidhin aknet

  • E.k /
  • 05 June 2024 - 08:28
Peptidet e bakrit “fshijnë” rrudhat dhe zgjidhin aknet

Bakri luan një rol kyç në prodhimin e kolagjenit dhe indit lidhës të lëkurës dhe mbështet prodhimin e melaninës, përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës dhe flokëve

Peptidet e bakrit e bëjnë lëkurën më të fortë, të lëmuar dhe zbutin rrudhat.

Pas arit dhe argjendit, bakri është bërë ngadalë por me siguri ylli absolut i formulave për të gjitha llojet e lëkurës dhe trajtimin e akneve.

Edhe pse tregu është i mbushur me produkte të ndryshme, kremra, serume… peptidet e bakrit tashmë janë quajtur ‘botox pa gjilpëra’.

Bakri luan një rol kyç në prodhimin e kolagjenit dhe indit lidhës të lëkurës dhe mbështet prodhimin e melaninës, përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës dhe flokëve.

Peptidet e bakrit e bëjnë lëkurën më të fortë, të lëmuar dhe zvogëlojnë rrudhat duke nxitur sintezën e kolagjenit dhe elastinës dhe duke reduktuar stresin oksidativ.

Përpara blerjes, duhet të hulumtoni se cilat peptide bakri duhet të përdorni dhe sigurohuni t’i aplikoni ato në sasitë e rekomanduara dhe në kohën e rekomanduar. Si me të gjitha produktet e tjera, mos e teproni. 

(Kosova Sot Online)