A dëshironi t’i jepni dikujt tjetër dhuratën që ju kanë dhënë?

  • A.P /
  • 25 December 2024 - 07:56
A dëshironi t’i jepni dikujt tjetër dhuratën që ju kanë dhënë?

Nuk janë të pakta rastet kur na dhurohen gjëra që realisht nuk janë në shijen tonë, aq saqë kemi menduar t’i japim sërish si dhuratë dikujt tjetër.

Por për ta bërë këtë gjë duhet të ndiqni rregullat e mëposhtme.

 

1.Dhurojeni vetëm nëse nuk e keni dëmtuar

Mos dhuroni dhuratën që ju kanë bërë ju dikujt tjetër nëse e keni hequr nga paketimi origjinal apo nëse e keni dëmtuar, pasi do të kuptohet mjaft lehtë se ju nuk keni shpenzuar aspak.

2.Mos e dhuroni tek njerëzit që njihen me njëri tjetrin

Për të shmangur çdo situatë të pakëndshme, e mira është të mos dhuroni dhuratën që ju ka bërë dikush, tek një person të cilët këta të dy njihen së bashku. Në të kundërt ju mund të lëndoni personin që ju ka bërë ju dhuratën dhe mund të krijohen tensione.

3.Dhurojeni vetëm nëse e dini që ajo do të pëlqehet nga tjetri

E mira është që nëse dhuroni diçka, duhet të pëlqehet  nga personi marrës.

(Kosova Sot Online)