Ja cilat shenja horoskopi kanë probleme me negociatat

  • A.P /
  • 15 July 2025 - 08:19
Ja cilat shenja horoskopi kanë probleme me negociatat

Jo të gjithë janë të lindur për të negociuar. Disa dinë të luajnë fort, të marrin më shumë se ç’meritojnë dhe të dalin fitues në çdo tryezë diskutimi. Të tjerët… thjesht jo. Dhe sipas astrologjisë, Demi dhe Gaforrja janë dy nga shenjat që nuk dinë të mbrojnë interesat e tyre kur vjen puna te marrëveshjet.

Demi është i qëndrueshëm, praktik dhe i kënaqur me pak. Ai shmang konfliktet, nuk i do ndryshimet dhe rrallë herë rrezikon. Ky qëndrim e bën më të predispozuar të pranojë më pak nga sa meriton, vetëm që të ruajë qetësinë dhe stabilitetin e tij.

 

Gaforrja nga ana tjetër, është shumë emocionale. Ajo futet në negociata me zemër, jo me mendje, dhe shpesh lëndohet kur nuk merr të njëjtën ndjeshmëri nga të tjerët. Kjo i bën vendimet e saj të gabuara dhe të paarsyeshme, duke e vendosur shpesh në pozicionin e humbësit.

Në fund të ditës, të dyja shenjat kanë vlera të mëdha si ndershmëria dhe mirëkuptimi, por në tryezën e negociatave, këto cilësi nuk mjaftojnë.


(Kosova Sot Online)