Trendët e modës për verën e këtij viti(Foto)

  • 19 April 2016 - 20:05
Trendët e modës për verën e këtij viti(Foto)

Ditët e nxehta tashmë kanë filluar edhe në vendin tonë, duke sinjalizuar kështu afrimin e stinës më të nxehtë të vitit -verës. E, para ardhjes së verës duhet ta përgatisni gardërobën verore, për të cilën më së miri është të inspiroheni nga veshjet e yjeve të Hollivudit, raporotn Gazeta Kosova Sot

MINI-FUNDET ME SANDALE ME RRIPA TË GJATË Sandalet me rripa të gjatë, që mbështillen përreth këmbëve në pjesët e poshtme të tyre, siç shihet në fotografinë e Ciara-s, pritet të jenë një tjetër trend i madh për verën e këtij viti, sidomos në kombinim me fundet e shkurtër. 

BLUZA PA KRAHË ME XHINSE TË SHQYERA Njëri nga trendët më të mëdhenj të kësaj vere pritet të jetë kombinimi i të epërmes së shkurtër, pa krahë, që zbulon pjesën e barkut, me xhinse të shqyera. Përveç pistave të modës, kjo veshje është parë edhe në trupin e shumë të famshmeve, ndër të cilat edhe Kendall Jenner.

TRIKO E GJATË Alessandra Ambrosio është vetëm njëra nga yjet e shumta të Hollivudit që në këto ditë të nxehta të pranverës është parë me trikon e gjatë, të cilën e kishte kombinuar me një palë xhinse të shkurtër dhe një bluzë të bardhë, duke sinjalizuar që ajo veçse ka filluar të bëhet gati për verë.

BLUZAT E LIDHURA NË PJESËN E PËRPARME Trendët e modës gjithmonë dinë të jenë befasues. Para disa verave trend i madh kanë qenë bluzat verore, që lidheshin në pjesën e pasme, pak nën shpinë, ndërsa gjatë kësaj vere në modë pritet të jenë bluzat, kryesisht me ngjyra të çelëta, verore, që lidhen në pjesën e përparme, apo pak nën pjesën e barkut.
 

BLUZAT E GJERA Shumica e femrave mundohen të duken bukur, megjithatë, një tjetër gjë shumë e rëndësishme është edhe rehatia. E, nëse mëtoni të dukeni bukur, të jeni në hap me trendët verorë dhe të ndiheni rehat, atëherë kërkoni një bluzë të tillë, të ngjashme me këtë të Rosie Huntington-Whiteley-t.

FUSTANET ME PRERJE Fustanet verore me të prerje, që krijojnë përshtypjen e fustaneve palë- palë, do të jenë një tjetër trend i fuqishëm i kësaj vere. Rekomandohet që, nëse vendosni ta blini një fustan të tillë, të bëni kujdes në zgjedhjen e ngjyrave sa më të përshtatshme.

FUSTANET SI KËMISHA TË NATËS Një tjetër veshje, që pritet të jetë trend i madh për mbrëmjet verore të këtij viti, pritet të jetë fustani në formë të këmishës së natës, që është i përshtatshëm edhe për përditshmëri, mirëpo me pak modifikime mund të duket edhe elegant.
 

(Kosova Sot)

Image
Image
Image
Image
Image
Image