“Highlighter”-i me ngjyrat e ylberit është bërë hit në botë

  • 29 April 2016 - 09:18
“Highlighter”-i me ngjyrat e ylberit është bërë hit në botë

Ky “highlighter” jo vetëm që është shumë praktik, por duket edhe i magjishëm

Trendi më i ri “must have” do të bëhet shtesa juaj e preferuar e koleksionit të grimit, meqë sa është i papritur duket edhe i shkëlqyeshëm në lëkurë. Bëhet fjalë për “highlighter”-in e ri me ngjyra të ylberit - Bitter Lace – i cili shumë shpejt u bë “virus” në internet dhe është lehtë të shihet pse, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nëse kurrë nuk ju mjafton “highlighter”-i, apo doni të dukeni si mbretëresha magjike e kozmosit, atëherë ky produkt është i bërë apostafat për ju. Jo vetëm pse duket mirë në kuti, por duket edhe si ylber i vërtetë në fytyrë. Nuk ka shumë produkte të ngjashme, të cilat mund ta arrijnë një efekt të këtillë magjik.

Çdo nuancë e “highlighter”-it duket bukur dhe ngjyrat mund të përdoren bashkë, apo të ndara. Pigmentimi është i forcuar, kështu që këtë “highlighter” mund ta përdorni edhe si hije për sy.

(Kosova Sot)