Përdorni uthullën e mollës për ta larguar ngjyrën e verdhë nga thonjtë

  • A.P /
  • 12 June 2021 - 10:46
Përdorni uthullën e mollës për ta larguar ngjyrën e verdhë nga thonjtë

Nëse edhe ju jeni ndjerë keq nga ngjyra e padëshiruar në thonjtë tuaj, apo në lëkurën përreth tyre, që zakonisht shfaqet në formën e ngjyrës së verdhë, atëherë shpëtimin kërkojeni në uthullën e mollës, që është një ilaç i përkryer për zgjidhjen e këtij problemi. Për ta bërë një gjë të tillë, ndiqni hapat e mëposhtëm:

LARGOJENI LLAKUN PREJ THONJVE

Merrni 250 mililitra ujë të vaktë dhe përzieni me 250 mililitra uthull molle. Zhytni thonjtë në këtë përzierje dhe lini të qëndrojnë për 20-25 minuta, para se t'i pastroni me ujë të ftohtë. Trajtojini thonjtë me vaj ulliri, duke iu bërë masazh. Përsëriteni këtë proces çdo ditë, ose dy herë në ditë, deri ngjyra e padëshiruar të jetë zhdukur.

(Kosova Sot Online)