A do të garojë Joe Biden për president në vitin 2020? - Kulturë - Kosova Sot
A do të garojë Joe Biden për president në vitin 2020?

A do të garojë Joe Biden për president në vitin 2020?

GARA PËR PRESIDENTIN E ARDHSHËM 

Ish-zëvendës-presidenti nuk garoi në zgjedhjet e vitit 2016, pasi, po atë vit, vdiq djali i tij, Beau Biden, nga kanceri në tru

Ish- zëvendës-presidenti Joe Biden duket se është kah shkon kah garimi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, pasi që edhe vet e përmendi këtë mundësi gjatë një tubimi të këshilltarëve të politikës së jashtme. 

Opsion i hapur

Ai ka deklaruar se i mban të hapura të gjitha opsionet për vitin 2020, duke e konsideruar reale edhemundësinë që të garojë për postin më të lartë në vend. Por, ai insiston se ende nuk ka marrë ndonjë vendim të prerë, meqë ende është herët. Por, ai tha se, nëse do të vendosë që të kandidojë, atëherë do të donte që, në ekipin e tij, të kishte disa prej këshilltarëve të pranishëm në atë takim, duke iu thënë atyre se nuk do t'i mbetej hatri nëse ata nuk do ta pranonin një ofertë të tillë. Ky ishte një takim privat, prandaj të gjitha informatat janë dhënë në kushte anonimiteti. Duket se në këtë vendim të Bidenit ka ndikuar fitorja e Donald Trumpit, gjë që, sipas shumë vëzhguesve, nuk do të ndodhte sikur për demokratët të kishte garuar Biden, e jo Hillary Clinton.  

Shqetësime rreth moshës së Bidenit

Disa nga pjesëmarrësit në këtë takim thanë se, nëse nuk do të gjendet ndonjë kandidat i fortë për zgjedhjet e vitit 2020, atëherë Biden do ta ndiej një shtytje të madhe që të garojë. Disa demokratë kanë shprehur shqetësimin rreth moshës së Bidenit, por ai, në fakt, është vetëm pak vjet më i vjetër sesa Trump. Një mundësi që përmendet në mesin e demokratëve, është që Biden, që nga fillimi, ta bëjë të qartë se do të jetë president vetëm për një mandat, duke krijuar mundësinë që edhe në vitin 2024 presidencën ta fitojë një kandidat demokrat, kësaj radhe për dy mandate, duke bërë që Shtëpia e Bardhë të mbetej në duart e demokratëve për 12 vjet me radhë.

(Kosova Sot)

15 orë e 43 minuta më parë
15/12/18