Skënderbeu dhe portreti i tij në barok
Festivali i Muzikës së vjetër "VOX BAROQUE" i cili i kushtohet tërësisht repertorit barok po i kthen skenat e hapura të trashëgimisë dhe sheshet e qyteteve në skena artistike. Edicioni i pestë i këtij festivali përkon me 550-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ndaj dhe ky edicion i dedikohet figurës së tij duke përfshirë në repertorin e këtij viti muzikë të kompozitorëve të periudhës baroke kushtuar heroit tonë. Jehona e tij qe aq e madhe në Evropë sa kompozitorë si Vivaldi e Rebel i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë duke kompozuar opera në emër të tij.
(Kosova Sot)
(Kosova Sot)