Mega hiti 'Sajzeza' i rikthen në skenë yjet e artit: Adelina Ismailin dhe Eliten 5

  • A.P /
  • 02 May 2024 - 15:31
Mega hiti 'Sajzeza' i rikthen në skenë yjet e artit: Adelina Ismailin dhe Eliten 5

Hit kënga "Sajzeza", e publikuar para shumë viteve nga artistë emblematikë si: Adelina Ismaili dhe grupi Elita 5, i ka mbijetuar kohës dhe sot vazhdon të dëgjohet më ëndje nga publiku, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 


Këtë e dëshmuan edhe me performancën e fundit live, ku dyshja u bashkua në hapjen e klubit të ri të natës, “Loby Club”.

E natytrisht aty ku këndojnë Elita 5 dhe Adelina Ismaili, atmosfera ndizet dhe publiku i pranishëm mbetet 100% i kënaqur.

Se a do të presim këngë solo apo duete gjatë muajve në vijim nga Adelina Ismaili dhe Elita 5, mbetet për tu parë...

Image

(Kosova Sot Online)