Mbahet akademi përkujtimore, për nderë të gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi!
Për nderë të publicistit dhe redaktorit të njohur shqiptar Qani Mehmedi, më 18 korrik, në orën 19:00 do të organizohet akademi përkujtimore me moton “Një vit pa Qaniun”.
Ceremonia do të mbahet në teatrin “Faruk Begolli”, në rrugën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë.
Këshilli organizativ fton të gjithë dashamirësit e punës së tij, që të jenë të pranishëm në këtë akademi.
Qani Mehmedi mbetet në mendjen e të gjithëve si kontribues i madh i gazetarisë, për radio e gazeta dhe për pasqyrimin e realitetit historik në vendin tonë, veçanërisht viteve të fundit.
Puna e tij u shpërblye me një numër të madh çmimesh të rëndësishme.
(Kosova Sot)