Gara udhëhiqet nga "A Star is Born", "Mrs Maisel dhe "Ozark
Cooper do të shtyhet me aktorin Rami Malek
Lady Gaga, Bradley Cooper dhe Sam Elliott, që të tre kanë marrë nominime për punën e tyre në romancën hit, derisa ekipi po ashtu është vlerësuar edhe në kategorinë e ansamblit më të mirë
Rimejku muzikor "A Star is Born" udhëheq sivjet sa u përket nominimeve për shpërblimet filmike SAG, që ndahen nga Shoqata e aktorëve skenikë, me gjithsej 4 nominime, derisa hitet "Ozark" dhe "The Marvelous Mrs Maisel" kryesojnë në kategorinë e filmave të ekranit të vogël. Lady Gaga, Bradley Cooper dhe Sam Elliott, që të tre kanë marrë nominime për punën e tyre në romancën hit, derisa ekipi po ashtu është vlerësuar edhe në kategorinë e ansamblit më të mirë. Ata do të garojnë ndaj filmave, si "Black Panther", "BlacKkKlansman", "Bohemian Rhapsody" dhe "Crazy Rich Asians".
Filmi biografik i Dick Cheney-t
Ndër konkurrentet e Gaga-s në kategorinë e aktores më të mirë përfshihet edhe Glenn Close për rolin e saj në filmin "The Wife", pastaj Melissa McCarthy për rolin në filmin "Can You Ever Forgive Me?", Emily Blunt për "Mary Poppins Returns" dhe Olivia Colman për rolin e saj në filmin "Favourite". Komedia me regji nga Yorgos Lanthimos po ashtu ka marrë nominime me aktoret Rachel Weisz dhe Emma Stone në kategorinë e aktores më të mirë dytësore. Cooper do të shtyhet me aktorin Rami Malek për rolin e tij si Freddie Mercury në filmin "Bohemian Rhapsody", pastaj me John David Washington në filmin "BlacKkKlansman", Viggo Mortensen me "Green Book" dhe "Christian Bale" për "Vice". Filmi biografik i Dick Cheney-t po ashtu u nderua me nominim në kategorinë e aktores më të mirë dytësore, për aktoren Amy Adams, e cila është nominuar edhe në kategorinë e aktores më të mirë në një film TV për performancën e saj në "Sharp Objects".
(Kosova Sot)