Emrush Thaqi:Në Kosovë, as artistët, as producentët e as populli, nuk janë të kënaqur me muzikën që po ju servohet
Në një prononcim për "Kosova Sot", Emrush Thaqi producent i produksionit "Emra Com", lidhur me temën ka theksuar se e drejta e autorit me patjetër duhet të zgjidhet, nuk mund të dalë një këngë pa u ditur kush është artisti, tekstshkruesi e kompozitori.
"Në youtube nuk ka shumë piratëri, sepse mbrohen. Megjithatë, unë mendoj se piratët kryesorë janë televizionet dhe radiot. Sikurse çdo tv apo radio të paguante, mendoj se do rritej niveli i muzikës.
Kjo çka po bëhet në Kosovë, as artistët, as producentët e as populli, nuk janë të kënaqur me muzikën që po ju servohet. Një këngë kushton 2500, derisa klipi 3000 euro, që është investim i madh si për këngëtar, po ashtu dhe për producent".
Sipas Thaqit, viti 2018 ka qenë vit skandal në muzikën popullore, asgjë e re, asgjë e bukur.
Temën e plotë, mund ta lexoni në linkun e shënuar
https://kosova-sot.info/kulture/345919/lulezimiipirateriseshkaktonkaostekartistetfoto/
(Kosova Sot)