Ylli i popit kishte abuzuar seksualisht fëmijë

  • 22 January 2019 - 14:35
Ylli i popit kishte abuzuar seksualisht fëmijë

Një dokumentar i ri, i quajtur "Finding Neverland", po hedh dritë mbi anën e errët të mbretit të popit, Michael Jackson. Në dokumentar, dy meshkuj flasin hapur dhe deklarojnë se këngëtari ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin fëmijë të mitur. Sipas tyre, kjo marrëdhënie ka vazhduar për vite me radhë. Tashmë në të 30-at, ata të dy rrëfejnë se Jackson kishte krijuar raport miqësie me familjet e tyre për mbuluar akuzat. Njëri prej tyre është Wade Robson, një koreograf dhe balerin 36-vjeçar nga Australia.

(Kosova Sot)