Burim Haliti do të përfaqësojë Kosovën në "Ballkan Tage"

  • 20 February 2019 - 15:33
Burim Haliti do të përfaqësojë Kosovën në

Regjisori dhe Producenti Burim Haliti do ta përfaqësojë Kosovën në Festivalin më të madh kulturor ballkanik "Ballkan Tage", që do të mbahet në Munih të Gjermanisë. Nga data 5 deri më 31 mars 2019 në Munih të Gjermanisë organizohet ngjarja më e madhe kulturore ballkanike "Ballkan Tage", ku me aktivitetet e tyre kulturore dhe filmike prezantohen të gjitha shtetet ballkanike si Shqipëria, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Greqia, Kroacia, Maqedonia, Serbia, përfshirë edhe Kosovën. Nga datat 21,22,23 mars të këtij viti, regjisori dhe producenti Burim Haliti, është ftuar zyrtarisht nga organizatorët e "Ballkan Tage" dhe njëkohësisht është përzgjedhur që ta përfaqësojë Kosovën në këtë ngjarje të madhe kulturore në Munih.

Ai ka vendosur që përpos dy filmave të tij "The interview" dhe"Çlirimi", të futë brenda programit edhe dy filma të regjisori dhe aktori Bekim Guri "The drop of blood" si dhe "Silent" , në mënyrë që Kosova të përfaqësohet në mënyrën më të mire para kineastëve ballkanikë dhe atyre gjermanë, pasi të katër këta filma kanë qenë pjesëmarrës edhe në festivale të tjera Kombëtare dhe Ndërkombëtare ku kanë të fituara shumë çmime kinematografike.

(Kosova Sot)