Ish-operativët e forcave speciale kanë humbur pjesën më të madhe të parave

  • 19 March 2019 - 08:53
Ish-operativët e forcave speciale kanë humbur pjesën më të madhe të parave

Paratë ishin vjedhur nga një lord i drogës nga Amerika Latine

J.C. Chandor dhe producentët e trilerit që kanë në rolet kryesore aktorët Ben Affleck, Oscar Isaac dhe të tjerë, kanë biseduar rreth asaj pse "Netflix" ishte distributori i duhur i këtij filmi

Kah fundi i filmit të Netflix-it, me titull "Triple Frontier", ishoperativët e forcave speciale që gjenden në qendër të filmit, kanë humbur pjesën më të madhe të parave, që i kishin vjedhë nga një lord i drogës nga Amerika Latine, si dhe kishin përjetuar vdekjen e njërit prej tyre, pasi që plaçkitja, të cilën ata e ndërmarrin, nuk shkon si duhet. Por, kur pyetet rreth mësimeve që nxjerrin personazhet nga pasojat shkatërrimtare të misionit të tyre, aktori Pedro Pascal thotë se do të pyeste,

"A kanë mësuar ata ndonjë gjë?" Regjisori J.C. Chandor u pajtua me këtë, duke shpjeguar se edhe pas pilotit të Pascalit dhe personazheve të luajtura nga Oscar Isaac, Ben Affleck, Charlie Hunnam dhe Garrett Hedlund që vazhdimisht ballafaqohen me situatat ku duhet të vlerësojnë atë që është më e rëndësishmja, paratë apo jetët e njerëzve. Minutat e fundit të filmit sugjerojnë se "ata me gjasë nuk kanë mësuar asgjë, gjë që është aq njerëzore". Pasojat e paqëllimshme të plaçkitjes "Gjatë 25 minutave të fundit të filmit, ata megjithatë mësojnë diçka, ata kuptojnë se kanë bërë disa gabime, se me gjasë asnjëherë nuk do të duhej të shkonin në atë mision. Ka pasur pendime të vërteta këtu", thotë Chandor, para se të shtonte,

"Ne të gjithë mësojmë, sikur qenie njerëzore, dhe përpiqemi që ta korrigjojmë vetveten, në mënyrë që, menjëherë më pas, të kthehemi te sjelljet e njëjta". Pascal shton "Ka humbje dhe kosto, por në fund ata mund ta shikojnë vetëm vetveten". Pasojat e paqëllimshme të plaçkitjes pasqyrohen te skenat e aksionit në ambiente të ndryshme, duke përfshirë malet, xhunglën, një fshat të vogël, bile edhe oqeanin. Balancimi i aksioneve fizike me atë që personazhet përjetojnë emocionalisht, ishte sfidë për Chandorin. "Ndonjëherë tërë mëngjesin bëni gjëra të marra fizike, duke kaluar orë të tëra duke e përsëritur të njëjtën gjë, duke u përpjekur për ta bërë atë si duhet.

Dhe, më pas, pasdite, i pyet aktorët dhe kërkon nga ta që të shkojnë atje", thotë Chandor. "Mendoj se kjo duket mirë në film, meqë këtë e përjetojnë personazhet përgjatë tërë kohës". Dhe, lokalitetet e ndryshme të filmit "Triple Frontier" paraqesin sfida për producentin e kahershëm të Chandor-it, Neal Dodson. Edhe Kolumbia ishte sfiduese në mënyrën e vet "Terreni më i ashpër në të cilin kemi qenë është xhungla e Havait, ku qëndruam gjatë sezonit të shiut të madh, ku kamionët vazhdimisht ngelnin në baltë". Xhirimet kryesisht bëheshin natën, gjë që i vështirësonte edhe më shumë gjërat. Edhe Kolumbia ishte sfiduese në mënyrën e vet. Kur xhironim në Bogota, ambienti ishte i vështirë, po ashtu. Bogota është një qytet i sigurt, por disa lagje të tij janë shumë të rrezikshme. Dodson tha se qasja globale e "Netflix"-it te më shumë se 139 milionë parapagues nga e mbarë bota, ia jep atij dhe Chandorit audiencën më të madhe të mundshme krahasuar me të gjithë filmat në të cilët kanë marrë pjesë ata. "Kjo është një mundësi e madhe për ne", thotë ai. "Qasja e Netflix-it është masive dhe globale. Po ashtu, e dini, ky është një rrëfim origjinal dhe rrëfimi origjinal ka kohë që nuk gëzon famën e dikurshme". Producentët e "Atlas Entertainment", Alex Gartner dhe Andy Horwitz, po ashtu kanë theksuan madhësinë e audiencës globale të "Netflix"-it, si dhe mbështetjen që "Netflix" ka dhënë për këtë film. "Studiot tradicionale nuk janë duke bërë mjaft filma origjinalë, sikur ky", thotë Horwitz. "Mendoj që 'Netflix' është shtëpia e përkryer, meqë ata na japin sasinë e duhur të burimeve dhe me të vërtetë na ka mbështetë, prandaj 'Netflix' është vendi i përkryer për këtë film, meqë ata janë duke rrezikuar me filma të tillë". 

(Kosova Sot)