Zezaku dhe i bardhi, armiq të përbetuar

  • 07 April 2019 - 14:17
Zezaku dhe i bardhi, armiq të përbetuar

Në një botë ku një film si "Green Book" mund të kritikohet sikur tepër retrograd, apo edhe racist, filmi "The Best of Enemies" rreth një zezaku dhe një të bardhi që në fillim janë armiq të përbetuar, që më vonë arrijnë deri te një mirëkuptim, duket sikur një film i cili mund të mos i pëlqejë një grupi njerëzish.

Filmi bazohet në ngjarje të vërtetë, edhe pse, në disa momente, ai mund të duket sikur një parodi e një çifti bizar. Me ngjarjen që zhvillohet në Durham, Karolina Veriore, në vitin 1971, filmi "The Best of Enemies" përqendrohet rreth një takimi dyjavor "powwow" të qytetarëve të rëndomtë rreth temës së integrimit të shkollave dhe bashkimit të pjesëtarëve të komunitetit të bardhë dhe atij zezak dhe, në një mënyrë më dramatike, rreth dy bashkëkryesuesve të tyre, Ann Atwater (Taraji P. Henson), aktivist lokal për të drejtat e njeriut dhe Claiborne Paul "C.P." Ellis (Sam Rockwell), kreut të Durhamit të "Ku Klux Klan".

E KALUARA E LARGËT RACISTE E shikoni filmin "The Best of Enemies" dhe mendoni a do të jetë kjo një ngjarje rreth një supremacisti të bardhë, të famshëm, i cili udhëheq turmat për djegien e kryqit dhe sulmeve me të shtëna, e i cili brenda një periudhe prej pak më të gjatë se dy orë të kohës së filmit sheh zbehjen e ideve të tij të liga dhe zbutjen e zemrës së tij? Po, kjo është e vërtetë. Mundeni thjesht ta ndjeni se sa shumë do të urrehet ky film në disa pjesë dhe me kritikët që do të thonë se, në vitin 2019, gjëja e cila më së paku i duhet Amerikës, është një film mesazh rreth një Klansmani, i cili shndërrohet në një ari liberal 'Teddy'. Por, ajo që befason më shumë, është fakti që ky transformim duket i besueshëm.

Edhe pse zor mund të quhet film 'i shpëtimit të të bardhëve', "The Best of Enemies" është edhe një dramë tjetër në të cilën shkaqet e padrejtësisë racore bëhen mënyra për t'u 'rritur' personi i bardhë. Në vetë formën e tij, filmi e shndërron mëkatin e parë amerikan, në një problem 'simetrik' të bardhë dhe të zi.

Filmi po ashtu fillon në të bazohet tek e kaluara e largët kur racistët detyrohen që ta mbështesin integrimin e shkollave, gjë që duhet të na bëjë të ndihemi mirë, përkundër faktit se edhe në epokën tonë ka një gamë të tërë të konflikteve racore, të cilat nuk janë aspak lehtë që të tejkalohen. NJË STRUKTURË SENTIMENTALE Përpos faktit që filmi "The Best of Enemies", derisa nuk është as për së afërmi i mirë sa filmi "Green Book", ai është një film solid si guri, paksa tepër i gjatë dhe i parashikueshëm, por mjaft i ndershëm dhe i mençur, preciz në kohën e tij, me performanca të mrekullueshme. Ai mund ta ketë një strukturë sentimentale, por sa i përket tonit ai është më i ngjashëm me filmin e regjisorit Spike Lee, "BlacKkKlansman" meqë pretendon që ta shfaq anën negative të racizmit, nga brendësia.

Duke pasur parasysh se kanë kaluar vetëm dy vjet kur Sam Rockwell u bë i famshëm që luajti rolin e policit racist që zhvillon një diskurs të ngjashëm në filmin "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri", mund ta pyesni veten pse ai mori këtë rol kaq shpejt. Por, derisa shihni performancën, atëherë pushoni së habituri: edhe më shumë se "Three Billboards", filmi "The Best of Enemies" është studim i pikëpamjeve mendore amerikane

(Kosova Sot)