Globi i Artë tregon të nominuarit dhe datat e votimit për shpërblimet e vitit 2020
Do të hapet ueb-sajti për filmat dhe entitetet TV, që do të konkurrojnë për evenimentin “2020 Golden Globe”
NT: Afati për konkurrim në kategorinë e filmave dhe TV-së do të hapet më 15 korrik dhe do të mbyllet më 25 tetor. Ndërkohë, konkurrimi në kategorinë e të nominuarve për TV do të jetë i hapur deri më 25 nëntor. Afati për dorëzimin e filmave konkurrues do të jetë deri më 6 dhjetor
Shoqata Hollivudiane e shtypit të jashtëm (“Hollywood Foreign Press Association”) të martën bëri me dije një sërë datash të rëndësishme për përvjetorin e 77-të të ndarjes së çmimeve Globi i Artë.
Nominimet për shpërblime TV dhe të filmit do të publikohen më 9 dhjetor, derisa ceremonia ‘live’, sikur që ishte thënë më parë, do të transmetohet të dielën, më 5 janar të vitit 2020, nga Beverly Hilton.
Afati për konkurrim në kategorinë e filmave dhe TV-së do të hapet më 15 korrik dhe do të mbyllet më 25 tetor. Ndërkohë, konkurrimi në kategorinë e të nominuarve për TV do të jetë i hapur deri më 25 nëntor. Afati për dorëzimin e filmave konkurrues do të jetë deri më 6 dhjetor.
Ceremonia do të transmetohet në NBC, ku është transmetuar që nga viti 1993. Ceremonia e ndarjes së çmimeve Globi i Artë vjen me produksion të “Dick Clark Productions”, divizion i “Valence Media”, kompanisë prind të “Billboard-Hollywood Reporter Media Group”.
E hënë, 15 korrik
Do të hapet ueb-sajti për filmat dhe entitetet TV, që do të konkurrojnë për evenimentin “2020 Golden Globe”
E premte, 25 tetor
Afati i fundit për dorëzimin e formularëve konkurrues për filma dhe entitete TV.
E enjte, 14 nëntor
Afati i fundit për votimet e nominimeve TV që dorëzohen me postë nga anëtarët e HFPA nga “Ernst & Young”.
E hënë, 25 nëntor
Afati i fundit për marrjen e fletëvotimeve të nominimeve TV nga “Ernst & Young”, në orën 17:00.
E martë, 26 nëntor
Afati i fundit për fletëvotimet e nominimeve të filmave që t’iu dërgohen të gjithë anëtarëve të HFPA nga “Ernst & Young”
E mërkurë, 4 dhjetor
Data finale e shfaqjes së filmave.
E enjte, 5 dhjetor
Data finale për konferencat për shtyp të filmave.
E premte, 6 dhjetor
Afati i fundit për votimin rreth filmave nga “Ernst & Young”, në orën 12:00 pas dite.
E hënë, 9 dhjetor
Shpallja e nominimeve për çmimin Globi i artë, në orën 17:00.
E enjte, 19 dhjetor
Fletëvotimet përfundimtare të dërguara me postë te të gjithë anëtarët HFPA nga “Ernst & Young”.
E hënë, 30 dhjetor
Afati i fundit për pranimin e fletëvotimeve finale nga “Ernst & Young”, në orën 17:00.
E diele, 5 janar 2020
Prezantimi i evenimentit të ndarjes së 77-të vjetore të ‘Globit të Artë’.
(Kosova Sot)