Shtëpia e Ismail Kadaresë hapet si muze për publikun, shkrimtari dhe bashkëshortja e tij, rikthehen në apartamentin e tyre si vizitorë
Shtëpia ku shkrimtari i madh, Ismail Kadare punoi për shumë vite për të shkruar disa nga veprat e tij më të njohura letrare, një pallat në hyrje të rrugës së Dibrës, çeli dje dyert për qytetarët në formën e muzeut.
Një nga vizitorët e parë të shtëpisë-muze është vetë gjeniu i letrave shqipe, i cili së bashku me bashkëshorten e tij, Helena Kadare, u rikthye në apartamentin e tyre.
(Kosova Sot Online)