Koncert madhështor në Deçan

  • 23 July 2019 - 22:22
Koncert madhështor në Deçan

Për dallim nga shumë komuna tjera, Deçani viteve të fundit po jep shembull të mrekullueshëm me organizime kulturore.Janë evidente sukseset e të rinjëve në muzikë, qofshin ato gara pianistike apo pjesëmarrje në festivale.Kjo falë angazhimit të jashtëzakonshëm të dy artistëve Besiana Mehmedi dhe Shkodran Tolaj të cilët ndajnë nga koha e tyre japin energji për ngritjen e një brezi të ri të kultivuar. Festivali “Ardhmëria” ka arritur që të jetë ndër festivalet më të mira shqiptare për fëmijë e të rinjë, ndërkaq, shkolla e muzikës tash e sa vite ngrit të talentuarit në mënyrë profesionale. Pikërisht brumi i kësaj shkolle ka mundësuar që jeta kulturore në qytet të marrë tjetër pamje.

Derisa shumë komuna promovojnë shund e kiç e këngë dasmash kur mërgimtarët janë të stërmbushur me atë atmosferë Komuna e Deçanit në bashkëpunim me dyshen Mehmedi-Tolaj sjell mbrëmje e mikëpritje të ngrohtë me këngë dedikuar mërgimit, atdheut dhe mallit për vendlindje, këngë këto që sjellin flladin e lirisë së Kosovës. Me datë 26 korrik do të jetë një mikëpritje e rallë dhe program i larmishëm nga zemra e kombit, fëmijët dhe të rinjtë që me aq entuziazëm rriten në Kosovën e lirë.Nga vendlindja e kryeministrit do të dërgohen mesazhe të rëndësishme që rinia e Kosovës e do paqen dhe mirësinë kudo në botë.


(Kosova Sot Online)