Kinematografia në zi, ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori Gjergj Xhuvani
Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori Gjergj Xhuvani.
Regjisori vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe kjo ka bërë që ai të humbi luftën me sëmundjen e tij.
Gjergji ndërroi jetë sot në një spital në Romë. I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.
Gjergj Xhuvani njihej si regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 diplomoi në Akademin e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike.
Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.
(Kosova Sot Online)