Ndërron jetë djali i autorit të ‘The Lord of the Rings’, Christopher Tolkien

  • 17 janar 2020 - 09:09
Ndërron jetë djali i autorit të ‘The Lord of the Rings’, Christopher Tolkien

Christopher Tolkien, djali i autorit “The Lord of the Rings” J.R.R. Tolkien, ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta në moshën 95-vjeçare u konfirmua nga Shoqëria Tolkien. Tolkien ishte ekzekutori letrar i babait të tij, pra personi të cilit i ishin besuar veprat e të atit dhe e drejta e autorësisë së tyre.

Tolken editoj shumë nga punimet e të atit, përfshirë “Silmarillion”, duke i publikuar ato sërish pas vdekjes së tij në 1973.

Megjithatë, ai do të ishte shumë i dashur për fansat e tij përmes serive të “History of Middle-earth”, pra ”Historia e tokës së mesme”, por edhe “The Lord of the Rings” ose ndryshe “Zoti i unazave”, të cilit lexuesit i janë referuar ndër vite ndërsa udhëtonin përkrah hobbit Frodo Baggins dhe misionit të tij për të shkatërrimin e një unaze.

“Angazhimi i Christopher për veprat e babait të tij ka sjellë dhjetra botime të publikuara, dhe puna e tij si një akademik në Oksford tregon zotësitë dhe aftësitë e tij si studiues,” është shprehur Kryetari i Shoqërisë Tolkien Shaun Gunner përmes një deklarate. “Ne kemi humbur një titan, i cili do të na mungojë shumë”.

I lindur në Leeds të Anglisë, më 21 nëntor 1924, Christopher Tolkien u rrit në Oksford. Sipas Shoqërisë Tolkien, ai do t’i bashkohej Forcës Ajrore Mbretërore gjatë Luftës së Dytë Botërore për t’u vendosur në Afrikën e Jugut.

Ai ishte një akademik i realizuar dhe ishte pedagog i Universitetit të Oksford. Por Tolkien njihej më së miri si eksperti kryesor i punës së të atit të tij, “titull” i cili e ndoqi dhe e shoqëroi gjithë jetën.

“Punimet e Tolkien (të atit), nuk do të ishin kurrë ato që janë sot pa kontributin e Christopher Tolkien (të birit),” tha studiuesi Dimitra Fimi në fjalën e tij në emër të Shoqërisë Tolkien.

(Kosova Sot Online)