Lajmi i fundit: Vdes ikona e muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha

  • 07 February 2020 - 10:51
 Lajmi i fundit: Vdes ikona e muzikës shqipe Nexhmije Pagarusha

Ka ndërruar jetë bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, ishte e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Lajmin e ka konfirmuar vëllau i saj, Tarik Pagarusha, përmes Facebook.

“Miq të nderuar sot vdiq motra jonë Nexhmie Pagarusha. Për datën e varrimit ju njoftojmë më vonë”, shkruan ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)