Piktura “Spërkatja” e David Hockney-t shitet për më shumë se 23 milionë funte

  • 12 shkurt 2020 - 09:06
Piktura “Spërkatja” e David Hockney-t shitet për më shumë se 23 milionë funte

Piktura e titulluar “Spërkatja” e piktorit britanik, David Hockney, është shitur në ankand për 23.1 milionë funte.

Vepra e punuar në vitin 1966 ishte shitur për herë të fundit në vitin 2006 për 2.9 milionë funte dhe u kthye përsëri të martën në të njëjtën shtëpi të ankandeve për t’u shitur me një çmim shumëfish më të lartë.

Ky ishte çmimi i tretë më i lartë në një ankand për një vepër të këtij piktori. Piktura e shitur të martën në mbrëmje është pjesë e një serie prej tri veprave me të njëjtin emër, ku paraqitet magjepsja e gjatë e artistit me dukjen e ujit.

“Të gjithë e dinë se spërkatja nuk mund të ngrihet në kohë, prandaj kur e shihni atë si në pikturë, është edhe më tërheqëse se në fotografi”, kishte thënë artisti para shumë vjetëve, shkruan “The Guardian”.

Emma Baker, kryetare e shtëpisë së ankandeve “Sotheby”, ku u shit piktura, tha: “Edhe nëse shikojmë përtej shekullit të XII-të, pak vepra arti kanë mbetur aq mitike sa kjo pikturë.”

(Kosova Sot Online)