Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare Rikard Ljarja

  • 21 April 2020 - 10:38
Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare Rikard Ljarja

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare. Prej disa kohësh mësohet se aktori vuante nga një sëmundje e rëndë prej të cilës nuk dilte nga shtëpia.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai punoi si aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të ndryshëm që janë prodhuar. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.
Ljarja ka marrë pjesë në një sërë projektesh kinematografike, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës” e shumë të tjera, duke u kthyer për ekranin shqiptar në një nga ikonat e kinematografisë në vend.

(Kosova Sot Online)