Vihet gurthemeli i Kullës Basri Canolli, në përvjetorin e rënies së heroit të Gollakut

  • 18 qershor 2020 - 15:03
Vihet gurthemeli i Kullës Basri Canolli, në përvjetorin e rënies së heroit të Gollakut

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori pjesë përvjetorin e rënies së heroit të Gollakut, Basri Canolli, ku edhe u bë vënia e gurthemelit të ndërtimit të Kullës së heroit Basri (Halil) Canolli – Shpendi, në fshatin Marec, investim i MKRS-së, objekt i trashëgimisë i cili që do ta mbajë emrin e tij.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish-deputetë të zonës dhe bashkëluftëtarë të heroit Canolli.

Me këtë rast, Ministrja Dumoshi, tha se shteti e ka për obligim të kujtojë sakrificën e atyre që kanë kontribuuar në lirinë e vendit dhe MKRS-ja po investon në krijimin e kushteve për dokumentimin e tillë.

“Si ministre jam e nderuar që sot po e vëmë gurthemelin e kullës së familjes Canolli. Kjo kullë do të flet shumë. Çdo tullë e kësaj kulle do ta tregojë historinë e popullit tonë, historinë e Gollakut dhe të gjithë përpjekjes tonë për liri. Dua ta falënderojë familjen që na ka qëndruar afër në realizimin e këtij projekti”, tha ministrja Dumoshi.

Ministrja vlerësoi se duke i nderuar luftëtarët tonë e gjakun tonë ne do ta gëzojmë lirinë dhe ky investim i ministrisë është një dokumentim i historisë tonë të lavdishme që ajo mos të harrohet.

“I kemi gjeneratat që vijnë pas, fëmijët tonë që duhet t’i tregojmë për rrugëtimin të Basriut edhe të shokëve të tij të cilët kanë rënë për liri”, porositi ministrja.

MKRS-ja për realizimin e këtij projekti do të investojë mbi 60 mijë euro dhe pritet të finalizohet për 4 muaj kalendarikë.

Image
Image

(Kosova Sot Online)