Demokracia dhe morali i partive politike

  • 14 July 2020 - 15:28
Demokracia  dhe morali i partive politike

 

Në Shqipëri ka liri e demokraci, 

Dy shqiptarë bëjnë tri parti

Shumë prej tyre edhe I bie

Që të kenë nga  4-5 karta antarësie

Dhe ato po  t’uanumrojmë,

Shqipëria del popull   7-8  milionë

 

Partitë:

Vëndi ku njerëzit thirren, rrjeshtohen

bashkohen   e organizohen,

në prona e si mjete

për t’I shërbyer interesave të kryetarit

dhe të një grupi rreth të parit,

vendi ku antarësia e simpatizanët

vet ëmashtrohen e vetë gënjehen

për të gënjyer e mashtruar të tjerët.

 

Partitë: këto streha

Të spiunimit, intrigue se  servilizmit,

Streha të sundimit të interesi tdhe injorancës,

aty kuhumbet, shkrihet e perjashtohet ,

e ku humbasin rrënjët,liria,

dinjiteti e personaliteti,

dhe ku me ndimi intelektual

shuhet e nuk dëgjohet,

aty ku spekulohet me patriotizmin ,

me humanitetin   e sinqeritetin,

 

Partitë shqiptare

Për të marrë e sunduar me pushtetin

e falimentojnë shoqërinë e demokracinë,

dhe e shkrijnë edhe shtetin

 

 

Partitë: 

Ashtu si një nëmonizëm ,

Ashtu edhe me shumicë

 

 në demokraci,

 

për moral kanë

edhe korrupsionin e pa besinë,

aktrojnë në public për pushtetin,

dhe përbetojnë

me premtime për demokracinë,

përligjin e drejtësinë, 

për mirëqënien e përshtetin ,

por  bëjnë hatanë me pushtetin,

me paranë e hajninë,

me paturpësinë e tradhtinë

 

 

Partitë:

garojnë, flasin e premtojnë rrejshëm ,

dhe ndër vete akuzojnë, shajnë e bërtasin,

me hipokrizi mashtrojnë,

me djallëzi tradhtojnë,

me paturpësi  bëjnë pazare e hajni,

dhe miliona pasuri

 

 

Partitë :

Këto fantazma

kudo sundojnë,

në parlament e në qeveri,

në administratë e drejtësi ,

në polici e ushtri;

në financa dhe ekonomi

janë aty ku buron pasuria,

paraja,  korrupsioni, interesi e pushteti. 

 

Partitë:

manipulojnë  medemokracisë,

 me korrupsionin e hajninë

janë karta mbrojtje dhe imuniteti,

janë pushtet i mbi ligjit

dheforcë e antishtetit

 

Demokracia, administrata ,

politika, pushteti ,shteti  e drejtësia , 

të kapura e zënë nga hajnat e zullumqarët

nga deputetët, ministrat e pushtetarët,

drejtorët, gjyqtarët e prokurorët

nga injorantët, servilët, dhe puthadorët e oborrit

të grupev edhe bandave politike të parive

të organizatav t ë partive ,

q ëdëmtojnë me korrupsionin,

me vjedhjet, me marrëzitë,

me skandalet e me tradhtitë

Këta janë politikanë elitarët

Dhe problem më I madh,

Që kanë sot shqiptarët

Pas vetërënies së komunizmit në Shqipëri, u vendos një sistem pseudodemokratik ku ajo që është parë dhe është për t’u theksuar është fakti i derivimit dhe i formimit të mbi 100 partive politike shqiptare dhe të shumë shoqatave të ashtuquajtura të pavarura por realisht janë satelite të politikës.Ajo cfarë i vë në një emërues të përbashkët pothuajse te gjitha partitë politike shqiptare është se ato kanë një vizion miop e të shtrembër politik e demokratik, kanë si liri të brëndshme sundimin e ligjit autokratik ku dominon vullneti dhe imponimi i kryetarit dhe i grupit të sejmenëve e servilëve rreth tij. Në partitë politike shqiptare vdes mendimi i lirë dhe ai intelektual, shuhet dhe hesht aftësia, dinjiteti e personaliteti dhe dominojnë servilizmi, ryshfeti, korrupsioni, nepotizmi, interersi dhe injoranca. Partitë politike shihen si streha dhe si trampolina për të siguruar dhe arrirë karrierë jo vetëm politike e pushteti por edhe shkencore, akademike, juridike, intelektuale, diplomatike dhe gjithëfare, pasi pa mbështetje dhe përkrahje politike: talenti, dhuntia, aftësia ,profesionalizmi dhe patriotizmi nuk do të munden kurrë që të marrin dhe të arrijnë vëndin që u takon në shoqëri dhe shtet.

Dhe duke qenë se politika e partitë politike janë armike të virtyteve dhe vlerave, armike të aftësisë e patriotizmit, personalitetit e dinjitetit, dhe prandaj edhe shtetin, shoqërinë dhe jetën intelektuale, akademike, shkencore, diplomatike, juridike, ekonomike, morale etj., e drejtojnë halabakëria, injoranca, korrupsioni, nepotizmi dhe antivlerat. Kjo elitë politike ka 30 vite që e dominon politikën dhe tranzicion në Shqipëri, e cila e ka kapur dhe e mban peng shtetin, tërë sistemin, drejtësinë,zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë. Po kjo lloj elite politike ka 20 vite që e dominon edhe Kosovën.

(Kosova Sot Online)