Martesë e dështuar

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 11:46
Martesë e dështuar

Në romnain “Ti” të Ilir Muharremit, flitet për martesën e një çifti i cili vuan shumë nga problemet e ndryshme që ju shfaqen. Problem kryesor i martesës së tyre të dështuar është përdorimi i drogës nga të dy personazhet, andaj martesa e tyre gjithmonë luhatet. Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga ky roman: “U ktheva në Shkodër. Unë dhe Maria u martuam. Më pas shkuam ta festonim.

Dukeshim sikur dy gjëra më të bukura në botë dhe askush nuk e vinte re këtë. Lumturia jonë ishte e madhe. Maria, dashuria ime filloi të më tregonte për një banesë të re që e kishte marrë në Tiranë. Ajo e kishte planifikuar mirë martesën tonë. Shkuam në Tiranë dhe gjatë gjithë rrugës në autobus përqafoheshim dhe shtrëngoheshim. Ndieja aromën e flokëve të saj, atë aromë që ma kujtonte takimin tonë të parë. Qielli atë ditë ishte shumë i pastër, por nuk kishte ndonjë shkëlqim...”

(Kosova Sot Online)