Shqipëria shumë e 'ftohtë' ndaj festës së Pavarësisë së Kosovës

Shqipëria shumë e 'ftohtë' ndaj festës së Pavarësisë së Kosovës
Shqipëria shumë e 'ftohtë' ndaj festës së Pavarësisë së Kosovës

Skender Kapiti

  • 18 February 2026 - 16:30

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ditën e  Festës së Pavarësisë së Kosovës,ne Shqiperi u duk shumë zbehtë dhe më shumë vetëm  si lajm , dhe nuk u duk ndonjë shenjë feste per pavaresine e Kosoves, pothuajse asnjë flamur te saj as flamur kombetar shtesë . Gazetarët ne nje televizor kishin dalë dhe i pyesnin qytetarët  qe a e dinin cfar ishte 17 Shkurt dhe u kerkonin qe te uronin pavaresine e Kosoves,vetem dy veta e uruan. kurse per Shen Valentini per festat e karnavalave e ato te Vitit te Ri, ato pagane te veres behet nami me ferstime, per festat e rakive e te birres. as feste dhe as dite pushimi nuk eshte dita e pavarësisë së Kosovës.

 

Ndërsa shqiptarët e Kosovës me mijra  në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor vijnë dhe e festojnë atë në Shqipëqri, dhe madje e festojnë atë më mirë në Prishtinë se sa këtu në Tiranë, kosovarët vijnë jo vetëm nga Kosova por edhe diaspora dhe e mbushin stadiumin e Shqipërisë kur luan Shqipëria.

 

E mbështesin  Shqipërinë edhe nëpër stadiumet e Europës. Ndërsa kur luan perfaqësuesje e Kosovës askush pothuajse nga Shqipëria nuk vjen ta mbështesë Kosovën në Prishtinë, dhe teper pak dhe shumë sipëfaqesisht japin lajmet dhe televizionet në Shqipëri për arritjet e Futbollit të Kosovës.Kjo është kryesisht për faje të politikës si në Shqipëri por edhe në Kosovë, kjo për faktin e rënies së nivelit dhe bashkëpunimit reciprok dhe jo të sinqertë mes dy shteteve dhe sidomos të painteresimit të politikanëve të të dy shteteve.

 

Televizionet politikës në Shqipëri  u intereson vetëm që të vijnë sa më shumë pushues nga Kosova, kur vijnë shumë pak nga Europa.Askujt nga Kosova me origjinë patriotike e kombëtare nuk i mundësohet karrierë në Shqipëri Por këtyre dhe Kosovëdashësve nga Shqipëria as Kosova nuk ka treguar respekt e mirënjohje, sic është shëmbull madje edhe heqja e pensionit të veteranit të Luftëës atyre kontributorëve të vërtetë nga Shqipëria që erdhën për të dhënë jetën për clirimin e Kosovës,

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".