Besiana Mehmedi: Filmi 'Zgjoi' një arritje e rrallë dhe për kinematografinë e Kosovës

  • A.P /
  • 26 January 2022 - 15:17
Besiana Mehmedi: Filmi 'Zgjoi' një arritje e rrallë dhe për kinematografinë e Kosovës

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj sociale, artistja Besiana Mehmedi e ka cilësuar filmin  'Zgjoi' një arritje e rrallëe për kinematografinë e Kosovës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Filmi “Zgjoi”në rrethin e ngushtë për “Oscar” temë e ditës dhe javëve në vijim! Padiskutim një arritje e rrallë dhe jashtëzakonshme për kinematografinë dhe shkollën e Kosovës,për regjisoren dhe njohjen e forcës së grave shqiptare përballë sfidave titanike", ka shkruar ndër të tjera Mehmedi.

Postimi i plotë:

Filmi “Zgjoi”në rrethin e ngushtë për “Oscar” temë e ditës dhe javëve në vijim! Padiskutim një arritje e rrallë dhe jashtëzakonshme për kinematografinë dhe shkollën e Kosovës,për regjisoren dhe njohjen e forcës së grave shqiptare përballë sfidave titanike! Poooor dua të ndalem tek ajo që i ka dhënë jetë ngjarjes e filmit- e në rastin konkret është kryeprotagonistja Yllka Gashi të cilën e kujtoj si vajzë të kulturuar, tepër ambicioze, punëtore, moderne e të guximshme! Me Yllkën jemi të së njejtës gjeneratë dhe ishim bashkë në një prej shkollave më të mira në Prishtinë “Dardania”. Me Yllkën kemi ndarë eksperienca në gara shkollore e komunale në kimi, fizikë, gjuhë shqipe ku merrnim çmime të para duke përfaqësuar shkollën dhe klasat tona! Me Yllkën ishim edhe pjesë e çdo programi shkollor përmes prezantimeve e referateve për brengat tona në një Kosovë të robëruar asokohe. Përzgjedhja e saj të studiojë aktrimin dhe unë muzikën është gjykuar nga disa arsimtarë që donin të merremi me shkencë duke vlerësuar kapacitetet tona! Megjithëse Yllka përzgjodhi aktrimin si profesion, në jetën e saj ka lexuar dyzina librash dhe literaturë të ndryshme që e kanë bërë njeri të kompletuar dhe intelektuale me njohuri në të gjitha lëmitë e jetës!

Jo rastësisht ajo është e ndryshme nga aktoret që sot kemi në skenën shqiptare sepse Yllka është Artiste e mirëfilltë dhe e vërtetë, jo e prodhuar brenda nate dhe e “fryer” nga qarqe të caktuara! Duke qenë se fjala artist më shumë se kudo tjetër keqpërdoret dhe keqinterpretohet tek ne duke u vetquajtur dhe vetimponuar medialisht me këtë epitet çdo i dyti, prezenca e Yllkës në faqet e para të gazetave kombëtare e ndërkombëtare na gëzon pamasë dhe na bën krenarë për imazhin që po na fal si komb! Yllka po paraqet një model ndryshe në këto kohë të trazuara për artin dhe në këtë kohë krize për hapësirën dhe ekspozimin e atistëve të mirëfilltë shqiptarë! Suksesi ndërkombëtar i Yllka Gashit nuk është i rastësishëm! Ajo është shumë më tepër sesa një aktore andaj e uroj për këtë rrugëtim duke qenë e bindur në triumfin e radhës në këtë edicion “Oscar” ku puna e gjithë stafit të “Zgjoi” solli sukses senzacional për kinematografinë tonë!


(Kosova Sot Online)