
Lexoni edhe:
Qarri: Vuçiç mbetet kallauzi kryesor i të gjitha problemeve destabilizuese në rajon
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
SHBA-të ditëve të fundit publikuan deklaratë drejtuar Vuçiqit dhe Kurtit se do të punojnë me liderë që “shohin nga e ardhmja”. Kjo deklaratë nuk është e rastësishme, është porosi. Po si mund të deshifrohet kjo porosi nga ne të tjerët? Për një porosi jam shumë i sigurt, e kjo është se pas përfundimit të punës me Iranin, ndoshta edhe më herët, SHBA do të jetë e angazhuar në kryerjen e punëve në Ballkan, ku problemi më i madh është marrëdhënia Kosovë–Serbi.
Qarri: Vuçiç mbetet kallauzi kryesor i të gjitha problemeve destabilizuese në rajon
Lexoni edhe:
Kam edhe hamendësime të tjera. Porosia është drejtuar tek krerët e tanishëm të shtetit të Serbisë dhe Kosovës se duhet të përgatiten të pranojnë ndryshimet që SHBA do t’i shohë dhe se është punë të cilën duhet kryer. Dimension tjetër i kësaj porosie është se nëse të tanishmit nuk janë të përgatitur për ndryshime, do të punohet me drejtues të tjerë, të cilët duhet t’i zëvendësojnë të tanishmit.
Angazhimet e tanishme të SHBA-ve me Iranin po dëshmojnë se Administrata Trump nuk e ka problem të zgjedhë metodën për arritur rezultatet. Kjo administratë nuk lë punë pa kryer, i shkon deri në fund pa marrë parasysh pasojat.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".