Naser Berisha publikon këngën dhe albumin e ri 'Epikë'

  • A.P /
  • 11 February 2022 - 15:53
Naser Berisha publikon këngën dhe albumin e ri 'Epikë'

Këngëtari i njohur nga Kosova Naser Berisha ka lansuar albumin e katërt “Epikë”, album që vjen pas 16 vjetëve pas publikimit të albumit të tretë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me këtë rast ai ka realizuar këngën "Epikë" edhe me videoklip.


Berisha përpos tetë këngëve të reja, ka përfshirë edhe si bonus track dy hitet e pa vdekshme "Do te doja" dhe "A me kujton", këngë të riregjistruara përgjatë vitit 2021, në versionin akustik.

Këngët e këtij albumi sjellin si tematikë dashurinë, sikurse që ka të përfshirë edhe një këngë-dedikim për nënën e tij, me rastin e 30-të vjetorit të vdekjes së saj, pastaj një këngë për jetën e pa brenga të fëmijërisë.

 

(Kosova Sot Online)