Romani më provokativ për luftën

  • A.P /
  • 20 February 2022 - 14:55
Romani më provokativ për luftën

"Te shpati atje vëreja një njeri që dukej dhe zhdukej, bëhej më i zmadhuar pas çdo shfaqjeje. Drita e Hënës bëri që muskujt e tij të ujshëm të shndrisnin hera-herës. Pas tij, si nga toka dolën edhe tre burra të tjerë e në errësirën e plotë nuk mund ta vëreja uniformën e tyre.

Ishin si duket ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fytyrat e tyre qenë të mbuluara me maska të zeza vetëm ky burrë nuk e kishte maskën. Vëreja një ftohtësi në mimkën e tij, jeta dhe vdekja për të ishin e njëjta gjë, tani ftotësia e kishte kapluar. Dëshira ime ishte të mësohesha të vrisja shpejt e lehtë, gjithnjë duke i shërbyer kombit shqiptar për të cilin e jap çdo sekondë jetën time. Teksa burrat afroheshin ndieja një frikë, por edhe një gëzim në vete..."

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

(Kosova Sot Online)