Drejtori i ansamblit Shkodran Tolaj priti ne takim aktorin Bajrush Mjakun dhe profesorin e koreografisë Prevazin

  • A.P /
  • 25 March 2022 - 15:43
Drejtori i ansamblit Shkodran Tolaj priti ne takim aktorin Bajrush Mjakun dhe profesorin e koreografisë Prevazin

Sot në zyrat e ansamblit kanë qëndruar për vizitë dy figura të shquara të artit shqiptar, aktori me renome ndëkombëtare Bajrush Mjaku dhe profesori e koreografi i njohur Gjergj Prevazi!
Drejtori Shkodran Tolaj përgëzoi aktorin Majku për librin e tij të fundit “Urtësi e marrëzi” duke e falemnderuar për vizitën.

Aktori Mjaku përgëzoi drejtori Tolaj për punën e mrekullueshme që po bëhet në ansambël që sipas aktorit Mjaku ka kaluar nivelet mbarëkombëtare duke u shëndërruar në simbol të muzikës shqiptare falë drejtimit të duhur dhe vizionit udhëheqës.

Koreografi Gjegj Prevazi nga afër përgëzoi drejtorin Tolaj për rritjen e nivelit artistik në vallen shqipe dhe nivelin e vallëtarëve të cilët nga shoqëritë amatore sot kanë arritur të konsolidohen dhe të arrijnë tjetë shkallë profesionale. Ai shpreh gadishmërinë e tij për të dhënë kontributin e tij profesional dhe bashkarisht kanë bërë plane për projektet e ardhshme! 

(Kosova Sot Online)