Tolaj ftohet që të merr pjesë në mbylljen e festivalit të 50-të tradicional 'Netët operistike të majit'

  • A.P /
  • 26 May 2022 - 15:54
Tolaj ftohet që të merr pjesë në mbylljen e festivalit të 50-të tradicional 'Netët operistike të majit'

Drejtori i Ansamblit nacional të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, z.Shkodran Tolaj ftohet që të merr pjesë në mbylljen e festivalit të 50-të tradicional “Netët operistike të majit”.

Drejtori i Operës dhe Baletit z. Vasko Ristov në mesin e përfaqësuesve të institucioneve kulturore dhe shumë personaliteteve në vend, ka ftuar edhe drejtorin e Ansamblit nacional të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, z.Shkodran Tolajn që të merr pjesë në mbylljen e festivalit të 50-të jubilar “Netët operistike të majit” që sivjet sjell operën e famshme “Aida” të kompozitorit italian Giuseppe Verdi.

Ansambli shqiptar dhe drejtori Tolaj kanë kënaqësi që për së afërmi do mund të ndjekin arritjet pesë dekadëshe të zhvillimit operistik në Maqedoninë e Veriut duke i uruar shumë suksese dhe mbarësi të gjithë stafit dhe pjesëmarrësve në finalizimin dhe mbylljen e këtij eveniment të madh e të rëndësishëm kulturor!

Kjo ftesë është e rëndësishme edhe për faktin e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional që Ansambli nacional i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka patur dhe vazhdon të ketë me Teatrin e Operës dhe Baletit në Shkup!

(Kosova Sot Online)