Sot hapet Panairi i Librit, këta janë disa prej titujve të rinj sivjet

  • E.K /
  • 07 June 2022 - 08:20
Sot hapet Panairi i Librit, këta janë disa prej titujve të rinj sivjet

Në ambientet e Pallatit të Rinisë sot në Prishtinë hapet Panairi i 22-të i Librit, i cili sivjet mbahet me moton “Libri mbron mendjen”.

Për shkak të pandemisë, që nga viti 2019 ky panair nuk u mbajt. Ndërkaq, sivjet shumë shtëpi botuese do të fillojnë të prezantojnë botimet e tyre të viteve 2019, 2020, 2021 e deri te titujt më të ri të këtyre muajve të vitit 2022.

Mes 100 botuesve nga gjithë trojet shqipfolëse, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, do të jenë prezent edhe shtëpitë botuese: Dukagjini, Artini&Toena, Dudaj, Rofaza, BardBooks, Buzuku, Pika pa Sipërfaqe, Pegi, Zenit, Aleph, Jakup Ceraja, Toena, Alphabet, Dituria, Onufri, etj.

Disa prej këtyre shtëpive ka ndarë titujt e ri dhe punën e tyre që do ta shpalosin para publikut kosovar.

Shtëpia botuese “Dukagjini edhe kësaj here vjen me një numër të konsiderueshëm të librave, duke filluar nga autorë vendorë e të huaj. Risi e Dukagjinit është kolana Anima e cila erdhi me qëllim përkthimin e autorëve e librave më të mëdhenj të të gjitha kohërave, vitin e kaluar. Titujt e kësaj kolane janë: Sonata e Krojcerit” të Lev Tolstoit; “Vdekja e mistershme e markezes së re De Loria” të Jose Donosos: “Ledi Makbeth nga guberna Mcenskut” të Nikolai Leskovit dhe “Mjegull” të Miguel de Unamunos. Përderisa titujt që janë risi të “Dukagjinit”, renditen: “Shtrëngimi i vidhës” nga Henry James; “Shënimet e një të vdekuri” nga Mihaill Bullgakov; “Maitreji” nga Mircea Eliade dhe “Varfanjaku i Zotit” nga Nikos Kazanxaqis. Shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila ka të drejtën ekskluzive për botimin e gjashtëmbëdhjetë veprave nga nobelisti Hermann Hesse në gjuhën shqipe, vjen edhe me romanin më të njohur të këtij autori, “Ujku i stepës” dhe me romanin “Peter Camenzind”, që është njëkohësisht romani i parë i autorit dhe që ia shtroi rrugën e famës mbarë botërore.  Ka risi në librat për fëmijë, në përkthime të reja nga autorë botëror e në rubrikën e imprintit LEKË e cila përfshinë një numër të madh të librave të zhanrit parapsikologji. Në imprintin LEKË nis, gjithashtu, botimi i veprave të autorëve shqiptarë, me dy vepra nga autori Shpëtim Selmani, “Libërthi i dashurisë” dhe “Balada e buburrecit”.

Panairit i librit në Prishtinë ka qenë gjithnjë urë lidhëse mes shkrimtarëve e lexuesve nga Shqipëria e Kosova.

Mariana Ymeri nga shtëpia botuese “Dituria” ka thënë se pas këtyre dy viteve pauzë do të sjellin një varg risish në hapësirat e tyre.

Shtëpia Botuese me seli në Tiranë ka dhënë informacione se çka pritet të ketë nga botimet e tyre në Panairin e këtij viti.

Në mesin e këtyre titujve ajo thotë se ka edhe botime të shkrimtarëve të letërsisë evropiane që lexuesit tanë të kenë mundësi t’i lexojnë të përkthyer.

“Gjatë ditëve të panairit, lexuesi shqiptar i Kosovës do të ketë mundësi të vizitojë stendën e DITURISË, e pasur me dhjetëra tituj të rinj e botime më të hershme nga shkrimtarë klasikë e bashkëkohorë, ku çdokush, pavarësisht prej gjinisë apo moshës, do të kënaqë shijet e veta të leximit. Dhjetëra tituj për të rritur, të rinj e fëmijë”.

Libra për të rinj dhe fëmijë: Letra për mbretin, Të fshehtat e Pyllit të Egër.

Dimër në kohë lufte- Jan Terloë, Bir i qiellit , Qiellthyesi dhe Pirati i yjeve – Kenneth Oppel, Loja e frikës- Maren Stoffels, Derrkuci i Krishtlindjes- JK Roëling.

Në anën tjetër Kristë Shtufi nga shtëpia botuese Alphabet J&H” ka paralajmëruar dy tituj të ri për panairin e sivjetmë:

“Besimi im” nga Tolstoj, për herë të parë i përkthyer nga rusishtja nga Sezai Sylejmani; ky është një libër i hatashëm i kolosit letrar rus Lev Tolstoj ku shpërfaqën mendimet e autorit mbi jetën dhe fenë dhe ku ky autor e kritikon ashpër kishën ortodokse ruse dhe për ketë arsye vjen edhe deri të djegia e të gjitha kopjeve të botimit të parë ende pa dalë prej shtypi dhe deri të shkishërimi i tij respektivisht përjashtimi i Tolstojit nga Kisha Ortodokse Ruse.

“Mbi vdekjen dhe procesin e vdekjes” nga Elisabeth Kübler-Ross, një psikiatre e famshme amerikane ku paraqiten intervista te thella, marramëndëse e rrëqethëse me ata që janë duke vdekur. – Ky është libër pionier i tanatologjisë, studimit te vdekjes dhe i nevojave të atyre që janë buzë vdekjes nga sëmundje të pashërueshme dhe familjeve të tyre. Ky libër u rekomandohet të gjithë studiuesve të vdekjes siç janë ata të psikiatrisë, mjekësisë, psikologjisë, shkencave humane por edhe familjarëve të atyre që janë duke vdekur nga sëmundje të ndryshme të pa shërueshme. Ky libër jep edhe shumë përgjigje ekzistenciale për kuptimin e jetës dhe për atë se si duhet pranuar procesin e vdekjes në situata të pakthyeshme drejt vdekjes dhe reagimit të pacientit e familjarëve të tyre në atë situatë.

Shtëpia tjetër botuese nga Shqipëria “Dudaj” ka risi në fushën romanëve, librat e rinj nga botimet janë: “Të lirë” nga Lea Ypi, dy libra të rinj nga John Grisham, Camilla Lackberg. Biografitë e Barack dhe Michelle Obama. Risi janë edhe disa libra novela grafike që përbejnë një risi ne botimet shqiptare, dhe libri “Sekreti më i madh” nga Rhonda Byrne.

Bard Books, ka mbledhur botimet e vitit 2019 e tutje deri në botimet më të vonshme. Pos librave filozofik, këtë vit tezga e “BardBooks” do të jetë nikoqire e botimeve të disa prej poeteshave shqiptare, të cilat u bënë bashkë me libra të ndryshëm me poezi. Dije Demiri Frangu, Rita Petro, Arjola Zadrima e disa të tjera promovuan pak kohë më parë librat e tyre më të rinj, dhe në panairin e librit këtë vit do të jenë prezentë në Pallatin e Rinisë. Stefan Çapaliku, Ag Apolloni, Dritan Dragusha e Rdivan Dibra janë vetëm disa prej shkrimtarëve që botuan nën kupolën e BardBooks. Disa përkthime shumë të rëndësishme po ashtu janë pjesë e botimeve të këtij viti nga kjo shtëpi botuese. Cesare Pavese dhe Orlando Barone janë vetëm dy prej shumë autorëve të përkthyer në Bard Books nga Orjela Stafasani.

2020 Ag Apolloni- Sandalet e Senekës, Blerim Shala- Letra nga azili, Stefan Çapaliku- Danimarka, toka jonë, Donika Dabishevci- Dashnisë së nji nate, Ledia Dushi-Femnas’asht njeri, Lindita Ahmeti-Mbrojtja e Hekubës, Manjola Brahaj- Ama ni lak, Ilire Zajmi- Vjeshta është grua, Ag Apolloni- Një fije shprese, një fije shkrepëse. Ag Apolloni          Der Augensammler,Stefan Çapaliku -Pocket Duet, Ridvan Dibra-Për romanin dhe romanet, Ridvan Dibra- Poems and Stories, Arben Prendi -Fatos Kongoli, Ëallace & Latifi -Çka mund të mësojmë sot nga Hegeli?

Titujt e këtij viti (2022):

Dije Demiri – Frangu     Gabimi i shqisave, Flora Brovina -Bima ime e kuqe, Rita Petro- Guxo mos më duaj prapë, Arjola Zadrima- Po të due unë, Sibel Halimi – Zoti më dashuron mua, Ridvan Dibra -Në kërkim të fëmijës së humbur, Ridvan Dibra- Nudo, Ridvan Dibra- Legjenda e vetmisë, Ridvan Dibra-Gjumi mbi borë, Stefan Çapaliku- Hyrje në estetikë, Cesare Pavese- Do të vijë vdekja dhe do t’i ketë sytë e tu, Joseph Conrad- Rinia, Orlando Barone- Dialogë Borges – Sabato.

Botimet Toena i ka të ndarë në zhanre risitë e këtij panairi që do t’i paraqesin para publikut në Prishtinë. Nga letërsi e huaj: Paulo Coelho “Alkimisti”, “Brida”, “Njëmbëdhjetë minuta”, “Zahiri”, “Veronika vendos të vdesë”. Speciale, në 30 vjetorin e botimit për herë të parë të tij në gjuhën origjinale. Eric Emmanuel Schmitt “Hakmarrja e faljes”, me përkthim të Blerta Hyskajt. Janis Kalpuzos “Imaret, nën hijen e kullës së sahatit”, me përkthim të Kristo Pulla, Razvan Radulesku “Theodhosi i vogël”, me përkthim të Maniela Sota, Kalin Terziyski “A ka njeri që ju do?”, me përkthim të Milena Selimi, Jonathan Bazzi “Ethet”me përkthim të Erion Gjatollietj.

Nga letërsi shqipe: Alban Tufa “Nishani në formë L-je” Arta Marku “Dhomat pa mure”, Namik Dokle “Kolerë në kohë të dashurisë”, të cilët edhe do të prezantojnë librat e tyre me 10 qershor me fillim nga ora 17:00 e 18:00.Nga fusha e politikës vjen shkrimtarja Valentina Leskaj me “Politika si ide”

Pos gjithë titujve e shkrimtarëve, ky panair do të karakterizohet nga një numër i madh promovimesh nga shkrimtarë të ndryshëm, Shtëpia Botuese “Pegi” do të promovoj koleksionin “Skandal”, me 10 qershor. Ndërsa me 11 qershor do të jetë i ftuar shkrimtari Tom Kuka për të folur me lexuesin e për t’i rrëfyer eksperiencat e tij si shkrimtar.

Akropoli i Ri për lexuesit ka paralajmëruar se do të ketë tituj të ri për të gjithë lexuesit e saj:

Botime Akropoli i Ri sjell për të gjithë lexuesit tituj të rinj dhe oferta të shumta. Le të takohemi edhe për këtë vit në një horizont të pafund diturie, ku kërkimi i së vërtetës është më tepër se sa një kuriozitet.

Botimet tona përfshijnë tema psikologjike, filozofike, mite, qytetërime të lashta dhe vetë njohje. Të gjithë titujt janë me oferta ekskluzive vetëm për këtë Panair.

(Kosova Sot Online)