
Laramani programi e ngjyrash kombëtare në prezantimin e tretë të ansamblit shqiptar në “Duna Carneval” në Budapest

Sonte u zhvillua prezantimi i tretë me radhë i ansamblit shqiptar në “Duna Carneval” në Budapest ku trupa jonë po vlerësohet nga profesionistë e artdashës! Prezantimi filloi me vallen e karadakut vazdhdoj me “Erdh pranvera”- instrumentale me klarinet ekzekutuar nga Driton Beqiri.
Në frymën e këngës popullore e të vjetër qytetare ka vazhduar programi me këngën e njohur të Musa Piperkut “Këngë moj”. Malësorja e Lorenc Antonit ka krijuar atmosferë të jashtëzakonshme. Programi është mbyllur me vallen karakteristike dhe unike të Kërçovës.
Program i larmishëm, përgatitje në nivel të lartë nga trupa, laramani në përzgjedhje programi, kolorit kostumesh janë elementet që përshkuan prezantimin e tretë të ansamblit shqiptar. Kjo “maratonë” prezantimesh vazhdon ndërkohë që po zhvillohen takime me artdashës, trupa të tjera, organizatorë të festivalit që me kurreshjen më të madhe njihen me kulturën tonë të pasur kombëtare!
(Kosova Sot Online)