
Lexoni edhe:
Diva Adelina Ismaili shkëlqeu në koncertin live për 'Ditën e Çlirimit'
Ansambli shqiptar pritet nga sekretari z.Rami Qerimi dhe zv.ministri për transport dhe lidhje z.Bekim Rexhepi
Maratona një javore e pjesëmarrjes së ansamblit shqiptar në Hungari u përmbyll me bujë, emocione e sukses. Artistët tanë deri në shtëpi me energji pozitive dhe plot elan duke kremtuar vazhdueshëm fitoren historike të arritur në Budapest! Të palodhshëm artistët, të palodhshëm stafi i kompanisë “Bashkim Tours” që sot kanë udhëtuar nga ora 9 në mëngjes deri pas mesnate! Në shenjë përkrahje, mbështetje dhe falemnderimi, Ministria për Sistem politik dhe marëdhënie në mes Bashkësive kishte deleguar që artistët ti presë sekretari i nderuar z.Rami Qerimi ndërkaq një nga adhuruesit e vazhdueshëm të ansamblit zv.ministri për transport dhe lidhje z.Bekim Rexhepi poashtu priti artistët tanë si dhe organizatorin Fevzi Ebipi, bashkëpunëtorin për marëdhënie ndërkombëtare Amir Mamuti, korepetitorin Agim Baftiu dhe drejtorin z.Shkodran Tolaj! z.Qerimi dhe z.Rexhepi përgëzuan dhe uruan artistët, stafin dhe drejtorin për këtë sukses historik që ka bërë krenarë gjithë shqiptarët dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kjo fitore shënon garën e fortë të triumfit të ansamblit shqiptar në përballje me 12 shtete të fuqishme me kulturë institucionale mbi gjashtë dekadëshe! Java që vjen do të jetë e rezervuar për shumë media të cilat pareshtur kanë treguar interesim për të na patur pjesë të studiove dhe intervistave!
Diva Adelina Ismaili shkëlqeu në koncertin live për 'Ditën e Çlirimit'
Lexoni edhe:
Mbi 22.000 shikues kanë ndjekur momentin e fitores së postuar në faqen e ansamblit, mbi 1000 mesazhe urimi kanë arritur në adresën tonë! Jemi ndjerë të vlerësuar e krenarë! “Ju falemnderojmë nga zemra dhe ju jemi pafundësisht mirënjohës për mbështetjen në këtë rrugëtim dhe sukses tonin të përbashkët në nivel të njohjes së kulturës sonë të pasur kombëtare në rrafshin ndërkombëtar. Falemnderojmë të gjitha institucionet në krye me Ministrinë e Kulturës që janë promotorë të promovimit të ansamblit shqiptar” tha drejtori Tolaj!
Sekretari Qerimi tha “Ky festival vërtetoi dhe njëherë seriozitetin e punës, përkushtimin e përditshëm, nivelin profesional të bashkëpunëtorëve, vizionin e udhëheqësve të çdo sektori dhe një punë vetmohuese të drejtuesit të institucionit! Ky triumf shënon gur të rëndësishëm të etablimit të kulturës sonë kombëtare e institucionale” ! Zv.ministri Rexhepi tha se veq adresës së administratës dhe drejtorisë po bëhen përpjekje të mëdha që artistët e ansamblit të kenë obkektin e tyre me kushtet makismale sepse e meritojnë! “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin, mikun tim Shkodran Tolaj për gjetjen e lokacionit më të përshtatshëm. Bashkërisht të gjitha synimet do të bëhen realiet! Ju priftë e mbara në suksese të radhës” tha z.Rexhepi!
(Kosova Sot Online)