Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi priti në takim drejtorin e Ansamblit shqiptar në RMV Shkodran Tolaj

  • A.P /
  • 17 June 2022 - 17:59
 Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi priti në takim drejtorin e Ansamblit shqiptar në RMV Shkodran Tolaj

Sot Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi priti në takim drejtorin e Ansamblit nacional të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV z. Shkodran Tolajn, koordinatorin e ansamblit për marrëdhënie ndërkombëtare Amir Mamuti, dy vallëtarët Bali Saliu dhe Fatime Bytyqin,

Zëvendëskryeministri i parë Grubi uroi trupën për fitoren historike në edicionin e 27-të të festivalit "Duna Carneval" në Budapest të Hungarisë dhe përgëzoi artistët dhe drejtorin për punën e palodhshme në drejtim të promovimit të karakterit autentik të vlerave tona kulturore në sytë e mbarë botës.

Ai konfirmoi mbështetjen e parezervë që në periudhën në vazhdim do t'i jep ansamblit dhe bashkë me drejtorin Tolaj biseduan për të gjitha nevojat aktuale institucionale.

Drejtori Tolaj e falënderoi përzemërsisht për këtë pritje dhe kujdesin e treguar ndaj institucionit, duke shprehur gatishmërinë e ansamblit shtetëror shqiptar në RMV për prezantimin dinjitoz të vlerave më kulmore të kombit dhe shtetit!

(Kosova Sot Online)