Antologjia e Poezisë Bashkëkohore Shqiptare promovohet në Paris të Francës më 21 mars në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë 2024

  • S.A /
  • 02 March 2024 - 14:53
Antologjia e Poezisë Bashkëkohore Shqiptare promovohet në Paris të Francës më 21 mars në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë 2024

Javë më parë, u botua në Paris të Francë antologjia e poezisë shqipe, “La poesie contemporaine albanaise” (Poezia bashkëkohore shqipe). Në këtë botim gjithëpërfshirës të poetëve nga trojet shqiptare, prezantohen 75 autorë me nga një poezi të tyre. Antologji është botuar nga Shtëpia Botues “L’Harmattan”, ndërsa ideja dhe përzgjedhja e autorëve të përfshirë në këtë antologji është bërë nga Unioni i Shkrimtarëve Shqiptarë. Në këtë botimin gjithëpërfshirës të antologjisë “La poesie contemporaine albanaise” janë përfshirë poetë shqiptarë të të gjitha trevave, poetë të gjeneratës së vjetër dhe të gjeneratës më të re.

Sahitaj ka pohuar se përzgjedhja e ditës së promovimit të kësaj antologjie ka një peshë dhe rëndësi të madhe jo vetëm simbolike por edhe historike e publike, prandaj është përzgjedhur për datë promovimi 21 marsi Dita Botërore e Poezisë. “Më rastin e Ditës Botërore të Poezisë në terë Francën është festë në çdo rrugë të Parisit dhe qyteteve tjera franceze, andaj e kemi zgjedhur ketë ditë të promovojmë antologjinë tonë. Promovimin do ta bëjmë në lokalet e ambasadës në Paris, ka thënë Sahitaj. Gjithashtu besohet se do të ketë edhe një publicitet të madh në mediet franceze. “Kemi kontaktuar disa gazeta qendrore prestigjioze dhe dy nga ato na kanë konfirmuar ardhjen në promovim që për ne dhe për Kosovën ka shumë rëndësi kur një gazetë franceze shkruan librin tonë”- ka thënë Sahitaj, duke lënë mundësinë që libri të promovohet edhe në Kosovë. Kjo antologji e Poezisë Bashkëkohore Shqiptare është e një rëndësie thelbësore dhe veçohet si një ndërmarrje e unike e krijimtarisë shqiptare, që është realizuar falë mbështetjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Botimi i veprës me titull “Poezia bashkëkohore shqiptare” është përgatitur nga Reshat Sahitaj, përkthyer nga Behare Rexhepi, Adem Xheladini, Ismail Ismaili dhe prodhuar nën drejtimin dhe parathënien e Nicole Barrière, drejtoreshë e “ Accent tonique” koleksioni nga Editions L'Harmattan, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, dhe në rezonancë me ngjarjen poetike që është 25 vjetori i "Printemps des Poètes" që zhvillohet nga 9 deri më 25 mars 2024. Parathëni është përgatitur Nicole Barriere dhe Reshat Sahitaj.