Vdiq aktorja e humorit, Drita Duraku, e njohur si 'Nusja e Gostivarit'

  • A.P /
  • 08 July 2024 - 11:00
Vdiq aktorja e humorit, Drita Duraku, e njohur si 'Nusja e Gostivarit'

Ka vdekur sot aktorja e humorit, Drita Duraku, e njohur si “Nusja e Gostivarit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë.


Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Bëhet fjalë për aktoren e humorit, Drita Duraku.

Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për këtë rast.

Ajo njihet më së shumti për rolin e “Nuses së Gostivarit” në njërin nga skeçet.


(Kosova Sot Online