Shkurte Fejza vlerësohet me titullin 'Qytetare Nderi' e Komunës së Suharekës

  • A.P /
  • 29 May 2024 - 18:26
Shkurte Fejza vlerësohet me titullin 'Qytetare Nderi' e Komunës së Suharekës

Artistja e njohur, Shkurte Fejza është nderuar nga qyteti i lindjes me titullin “Qytetare Nderi” e Komunës së Suharekës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj Hajrushi, i cili ka postuar një video nga ceremonia e ndarjes së këtij çmimi.

Kujtojmë se Shkurte Fejza është artistja e cila ka bërë epokë në muzikën shqipe dhe zëri i saj vazhdon të jehoj gjithandej ku ka shqiptarë.

(Kosova Sot Online)