Shkodran Tolaj: Sot nuk numëroj vitet, por rrugën që kam bërë
Artisti i njohur Shkodran Tolaj sot feston ditëlindjen e tij. Me këtë rast, ai ka ndarë një mesazh të veçantë me ndjekësit përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, duke reflektuar mbi rrugëtimin dhe vlerat që e udhëheqin në jetë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Nuk numëroj vitet, por rrugën që kam bërë,” shprehet Tolaj, duke theksuar rëndësinë e përvojave dhe përkushtimit ndër vite.
Ai veçon frymëzimin që merr nga Nënë Tereza për të bërë gjëra të vogla me zemër të madhe, si dhe forcën që e gjen tek figura e Skënderbeu për të qëndruar i palëkundur në çdo sfidë.
Postimi i plotë:
Sot nuk numëroj vitet, por rrugën që kam bërë.
Mes frymëzimit nga Nënë Tereza për të bërë gjëra të vogla me zemër të madhe,
dhe forcës së Skënderbeut për të qëndruar drejt në çdo kohë,
vazhdoj rrugën time me besim, punë dhe dashuri për kombin.
Faleminderit Zotit për çdo hap.
Faleminderit të gjithëve që jeni pjesë e kësaj rruge.
(Kosova Sot Online)
