Shkodran Tolaj: Ka filluar një fushatë e paskrupullt mediale ndaj meje si drejtor i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve në RMV!

  • A.P /
  • 04 August 2024 - 14:59
Shkodran Tolaj: Ka filluar një fushatë e paskrupullt mediale ndaj meje si drejtor i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve në RMV!

Drejtori i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, Shkodran Tolaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij sociale ka theksuar se ka  filluar një fushatë e paskrupullt mediale ndaj tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

"Po iu informoj se tashmë ka filluar një fushatë e paskrupullt mediale ndaj meje si drejtor i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV! 
Po i përgjigjem “Portal X” respektivisht një gazetareje Arbana Qerimi që bën lajm që është sajim apo “tragji- komedi” për klikime, sipas interesave ditore politike për të arritur qëllime të caktuara", ka theksuar Tolaj.

Postimi i plotë:

Reagim ndaj sulmeve mediale- sajesave të “Portal x”

Të dashur artdashës!

Po iu informoj se tashmë ka filluar një fushatë e paskrupullt mediale ndaj meje si drejtor i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV!

Po i përgjigjem “Portal X” respektivisht një gazetareje Arbana Qerimi që bën lajm që është sajim apo “tragji- komedi” për klikime, sipas interesave ditore politike për të arritur qëllime të caktuara!

E çuditshme si nuk erdhën të njejtët për pesë vite dhe nuk shkruan për asnjë problem apo sukses të ansamblit që tani aq fort po u dhimka!

E nderuara flet sikur të mos jetojë në Maqedoninë e Veriut dhe mos ketë dëgjuar kurrë për institucione ku kushtet nuk janë ato që do të duhej të ishin! Jam munduar personalisht dhe me duart dhe financat e mia kam rregulluar kushtet bashkë me punëtorë, përfshirë çdo garderobën dhe vendet ku kanë punuar që sipas saj i paskan rregulluar punëtorët e “keqtrajtuar”

Sa i përket zyrave të administratës, tenderimet apo mjetet për rregullim zyrash nuk i përcaktoj unë, por janë miratuar nga Ministria e Kulturës me procedurë të rregullt!

Nuk është e vërtetë që njeri kam prekë kurr me dorë apo jam konfrontuar, por sa herë ka patur problem tek artistët- drejtori është thirrë që të gjejë zgjidhjen pas debateve të tyre pafund dhe kacafytjeve brenda për brenda! Po të nxjerrim tani problemet e brendshme dhe të bëmat e secilit për pesë vjet nuk e di kush- ku do mund ta gjejë vendin ( duke marrë parasysh se një pjesë e madhe e tyre janë familjarë e prindër)

Momenti i sajuar mbi një audio- video është debat i ashpër dhe me zë të lartë kur disa të punësuar e të “kordinuar mirë” kanë abuzuar me vendin e punës dhe me procesin e punës për ta arritur këtë qëllim! Po u kam thënë “këto janë kushtet dhe në këto momente nuk ka kushte tjera. Ju keni pranuar me vet dëshirë të punoni në këtë institucion të ri ku duhet 150% punë!

Nuk do lejoj kurrë të shkilet mbi djersën e prindërve tanë, e atyre që kontribuan në ndërtimin e këtij institucioni por dhe mbi gjakun e dëshmorëve duke luajtur me diçka të shenjtë dhe këtë e kam përsëritur qindra herë”

Përveç që kam kërkuar punë, punë, punë dhe kam ngritur tonin për abuzim me punën dhe institucionin, unë ju ftoj të nxirrni krejt çfarë keni video, audio- një ofendim më të voglin drejtuar një të punësuari për pesë vjet! Unë jam në gjendje të jap përgiegjësi para çdonjërit dhe çdo momenti me fytyrën lart e shumë krenar për çdo ditë e orë pune e cila ka sjellur suksesin i cili është arritur me shumë mund e përpjekje dhe një ekipë të cilën e “trashëgova” nga ish drejtori e që aspak nuk ka qenë e lehtë të menaxhohet e njejta- siç edhe po vërtetohet tani!

Nxirrni nëse dikë kam kërcënuar me vend pune, me rrogë apo në ndonjë mënyrë tjetër shantazhi moral apo material!

Ju them vetëm se kur është dashur dikush të përjashtohet nga puna sepse edhe pushimet mjekësore janë “falsifikuar” në shërbim të fushatave politike të cilat sot mundohen të fitojnë pikë në këtë mënyrë, kam heshtë sepse mbi të gjitha secili me atë pagë ka mbajtur një familje dhe i kam mbrojtur me çdo kusht!

Po mos ishte puna e cila është bërë me apo pa dëshirë, kurrë nuk do arrihej rezultati që publiku e ka parë andaj nëse puna është torturë dhe mobing, atëherë unë kam ngatërruar konceptin se çfarë është institucioni!

Sa i përkest këtij inçizimi që është i sajuar është bërë me paramendim, në mars 2021, në kohën që jam sulmuar unë dhe familja ime nga portale e media në vend e që burimin e kanë nga po të njejtit individë që personalisht i di me emër e mbiemër që për pesë vite kanë bërë të njejtën gjë: fyerje, ofendime, abuzim me punë!

Sa i takon lëndimeve në punë, kanë ndodhur dy raste, por jo si pasojë e kushteve të punës madje njeri duke lozur e bërë shaka gjatë pauzës është vetaksidentuar (i njejti rast dhe atëherë është tentuar të shfrytëzohet për çështje mediale- mungesë kushtesh).

Megjithatë nuk kam dashur ti prek punëtorët në rrogë asnjëherë, nuk kam përjashtuar kurr nga puna asnjeri dhe këtë “mobing” është dashur dhe duhet denoncuar në organe kompetente ( me incizime të plota, jo të dala nga kontesti)

E gjithë kjo është një fushatë për dorëheqjen time apo dhe shkarkimin tim të pritshëm por të thuash se ky është modeli se si nuk duhet udhëhequr një institucion pas gjithë suksesit brenda dhe jashtë vendit jo vetëm që është tendencioze por pa fije të etikës profesionale gazetareske!

Se si është menaxhuar institucioni e si dhe sa ka punuar Shkodran Tolaj do ta dëshmojë koha!

Sa i përket privatizimit të faqes së ansamblit, videomaterialeve partiake apo personale një gjë e tillë nuk ekziston në faqen tonë dhe kjo është sajesë totale për qëllime politike ditore apo dhe klikime!

Për të gjitha shpifjet dhe këto tendenca ndaj meje dhe institucionit, por dhe për autenticitetin e kësaj sajese audio- video, do të drejtohem në organe kompetente kurse këtë sulm e kuptoj si të radhës dhe tejet të pritshëm!

Ju kam ftuar para një muaji të merreni me mua dhe vazhdoni të merreni… kurse unë po ua përsëris se kurr dhe me asnjë çmim nuk do arrini të më shantazhoni!

I juaji, Shkodran Tolaj

(Kosova Sot Online)